Ka një sasi të konsiderueshme me vitamina që këshillohen vazhdimisht nga mjekët, por shumë prej tyre nuk arrijnë në të vërtetë të të heqin kile. Sipas një studimi të botuar në British Journal of Nutrition, është një vitaminë që ka ndikim shumë të madh për humbjen e peshës.
Çdo natë, para se të flesh, duhet të marrësh një tabletë vitaminë D, sepse kjo vitaminë është shumë e dobishme për humbjen në peshë. Nga një studim i kryer së fundi, rezultoi se femrat që merrnin vitaminë D së bashku me dietën e tyre, humbën gjashtë herë më shumë peshë sesa ato që nuk e merrnin. Vitamina D i jep mundësi trupit të absorbojë lëndë të tilla si kalciumi, si dhe ndihmon organizmin për tretje më të mirë.
Pothuaj 50 për qind e popullsisë në botë kanë mungesë të vitaminës D. Pra, nëse je mbipeshë, ndoshta nuk po merr mjaftueshëm vitaminë D me dietën që aplikon. Merr vitaminë D si suplemente çdo natë para gjumit dhe mos i anashkalo ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë. Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë vitamine D janë vezët, qumështi dhe peshku, ton ose salmon.