Egjipti mirëpriti kërkesën e Turqisë për një takim në Kajro

Një zyrtar i inteligjencës egjiptiane tha se ata mirëpritën një kërkesë të inteligjencës turke për një “takim në Kajro”.

Zyrtari egjiptian i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se një zyrtar i inteligjencës turke me të cilin bisedoi në telefon kishte kërkuar një takim në Kajro për të diskutuar “bashkëpunimin ekonomik, politik dhe diplomatik” midis dy vendeve.

Zyrtari egjiptian tha se ata e mirëpritën thirrjen dhe premtuan t’i përgjigjen asaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Agjencia egjiptiane e lajmeve “MENA”, në një lajm të saj të bazuar në një burim zyrtar të paemëruar, citoi gjithashtu një zyrtar egjiptian të ketë thënë se misionet diplomatike turke dhe egjiptiane vazhdonin të punonin në nivelin e sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi se ekzistojnë lidhje të forta midis popujve të të dy vendeve.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha dje se “kanë vendosur kontakte me Egjiptin si në nivelin e inteligjencës ashtu edhe në nivelin e ministrive të jashtme, ndërsa bëri të ditur se kanë filluar edhe kontaktet në nivelin diplomatik”./TRT/

Leave a Reply