Ekipi i Trump-it dënon parregullsi në hetimin për ndërhyrjet ruse

Ekipi i tranzicionit i Donald Trump ka dënuar parregullsi në hetimin për ndërhyrejt ruse gjatë presidencialeve të vitit 2016, duke garantuar se prokurori special ka marrë në mënyrë ilegale mijëra emaile.

 

Prej shumë javësh, të afërm të presidentit amerikan dhe disa të zgjedhur republikanë kanë vënë në dyshim kredibilitetin e hetimit të Robert Mueller i cili ka akuzuar shumë të afërm të Trump-it, mes të cilëve edhe gjeneralin Michael Flynn, i cili ishte këshilltari i tij për sigurinë kombëtare.

 

Në një letër që i drejtohej Kongresit dhe të cituar nga media amerikane, avokati Kory Langhofer pohon se një agjenci federale, “General Services Administration” (GSA), ka dhënë në mynyrë të jashtligjshme disa dokumete.

Sipas kësaj letre, hetuesit nuk kanë asnjë mandat për të marrë këto dokumenta.

Nga ana tjetër, Peter Carr, zëdhënës i prokurorit special, ka kontestuar formalisht çdo parregullsi, duke garantuar se hetimi ishte zhvilluar në respektimin më strikt të ligjit.

Leave a Reply