Trump nuk po planifikon shkarkimin e Mueller

Presidenti amerikan Donald Trump mohoi se po planifikonte shkarkimin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e 2016-tës.

Tensionet janë rritur ndjeshëm mes Shtëpisë së Bardhë dhe ekipit të Mueller.

Një avokat i grupit të tranzicionit presidencial të Trump tha se mijëra emaile ishin marrë në mënyrë të paligjshme nga skuadra e Mueller. Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi rrugën ligjore, Trump tha se “nuk duket mirë” dhe njerëzit e tij “janë shumë të mërzitur”.

“Nuk mund ta mendoj se ka ndonjë gjë për ta, ndershmërisht, sepse siç thamë nuk ka bashkëpunim”, tha Trump gjatë kthimit nga një udhëtim fundjave në Camp David.

Leave a Reply