“El Cheka” vazhdon me publikimin e “bombave”

“El Cheka” vazhdon me publikimin e “bombave” të reja pavarësisht bllokimit të profileve në Fesjbuk pas ndërhyrjes së institucioneve të cilët konsiderojnë se ai po bën vepër penale. Në profilin e tij në Facebook, Shoqërim Ameti i njohur si “El Cheka” ka postuar bisedat telefonike të zyrtarëve të BDI-së ku sërish protagonist kryesor janë  kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e të tjerët. Kësaj radhe bisedat kanë në fokus rastet si “Brodecit” “Sopoti” e “Monstra”.

Ai me pseudonimin “El Cheka”, thotë se këto përgjime ia kanë dërguar Sami Ukshini, Valdet Zeka dhe Shefqet Hallaqi, në emër të të dënuarve me burg për rastin “Lagja e Trimave”.

Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se në bazë të së drejtës ndërkombëtare, kanë kërkuar bashkëpunim nga organet kompetente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrin veprimet ligjore për të parandaluar publikimet e mëtejshme të materialeve të përgjuara. Në anën tjetër, “El Cheka” paralajmëron edhe publikimin e bisedave tjera, të cilat sipas tij kanë përmbajtje edhe me të rëndësishme për proceset politike dhe gjyqësore në vend.

Leave a Reply