Eliminohen shumica e defekteve në rrjetin elektrik nga reshjet, OSHEE në gatishmëri

Falë punës intensive në terren nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është bërë e mundur të eliminohen pjesa dërrmuese e defekteve në rrjetin elektrik shkaktuar nga reshjet e shiut duke rikthyer gjendjen ne normalitet.

 

Sipas të dhënave të orës 19:00, kanë mbetur vetëm 16 fidera pa energji në rang vendi. Defektet janë në fidera që furnizojnë me energji elektrike zona rurale dhe zona rurale të thella, ku linjat janë ajrore dhe nën goditjet e reshjeve të shirave çka sjell vështirësi në riparim.

Aktualisht punonjësit e kompanisë së OSHEE-së ndodhen në terren në gatishmëri të plotë për eliminimin e defekteve në disa prej fshatrave të Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit.

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë dhe hidrovoret vazhdojnë të jenë në punë.

Leave a Reply