Agjencia ajrore “Emirates Airlines” ra dakord të blente 40 avionë Boeing 787-10, në një marrëveshje me vlerë mbi 15 miliardë dollarë.
Blerja u njoftua të dielën në Panairin e Avioneve të Dubait nga linja më e madhe ajrore në Lindjen e Mesme.
Dërgimi i avionëve pritet të fillojë në vitin 2022.
Faqja e internetit e Boeing-ut thotë se avioni ka kapacitet 330 pasagjerë me një rreze prej 11,900 kilometrash.
Kompania thotë gjithashtu se 787-a është 25 për qind më shumë efiçent përsa i takon karburantit sesa avioni që do të zëvendësojë.
Ndërkohë Linja Ajrore e Azerbaixhanit njoftoi për një marrëveshje prej 1.9 miliardë dollarësh po për modelin 787, pesë për pasagjerë dhe dy për transport. /voa