Vetëm në tre ditët e fundit madje, ai ka shkruar në Twitter se si Fake News po punojnë me orar të zgjatur, duke iu referuar hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe se si Fake News është dobët. Trump e ka përdorur shpesh frazën dhe pretendoi madje javën e kaluar se ai e ka shpikur atë.
“Ndoshta edhe njerëz të tjerë e kanë përdorur frazën fake news më parë”, tha ai, “por unë nuk e kam vënë re asnjëherë atë”. Sidoqoftë, ky pretendim, është vënë në pikëpyetje nga fjalori.
Collins thotë se fake news ka filluar të përdoret rëndom në televizionet amerikane për të përshkruar informacione të rreme, shpesh sensacionale, të shpërndara përmes raportimeve. Përdorimi i saj sipas fjalorit është rritur nga 2015 dhe kulmin e ka arritur këtë vit duke siguruar një vend të sigurt në edicionin e ardhshëm të fjalorëve Collins që pritet të botohen.