Edhe pse një muaj më parë, ai u përfshi në një debat publik në median shqiptare, ku pjesa më e madhe e komenteve e vlersuan jashtëzakonisht, zotin Rusi, pati edhe nga ata syresh – që iu kundërvunë intervistës së tij, për çështjen e emërtimit të varreve të vjetra të Dibrës së Madhe. Veprimtari njohur dibran, në Amerikë, zoti Turan Rusi, i cili tani në pension e ka ndarë jetën e tij mes Dibrës dhe SHBA, ofron një ide për zgjidhjen e problemit, sipas mendimit të tij – ai propozon mbajtjen e një “Simpoziumi mbi historinë e Dibrës “- të cilin ai dhe familja e tij do t’a sponsorizojnë tërësisht financiarisht.Zoti Rusi – tha se ai me intervistën nuk kishte ndërmend të ofendonte ose krikonte kërkend , por donte të i shërbente të mirës dhe se vërtetës historike, të qytetit të tyre Dibrës, dhe kësaj treve, e cila simabs tij, “pavarësisht se është evertetë, nga ndonjëher kur thuhet ashtu si është “ vjen edhe si i hidhur” tha ai, por përsëri shumica më kuptojë dhe faleminderojë, por kishte dhe të pakënaqur, natyrisht.Ai tha se si familje, pas kësaj ka ndërmend të financojë , kuptohet vetëm në rast se Dibra dhe dibranët, pranojnë mbajtjen e një “Simpoziumi mbi historinë e Dibrës “, të cilin e inicon Shoqata Atdhetare Dibra në Nju Jork. Ky sipozium sipas tij – duhet bërë, duke filluar prej nga nxjerrja e materialeve që u përkasin disa çështjeve më të debatueshme të historisë së Dibrës, marr ato nga arkivat shtetërore, përgatitjet ndoshta edhe për një album voluminoz, i cili përmes dokumenteve dhe materialit fotografik, do të pasqyroje historinë e Dibrës.Në këtë simposium propozojë tha ai, të thirren historian, studijues dhe shkrimtarë të njohur shqiptar, ku studijues dhe historianët e ndershëm, të pa përfolur më parë për tjetërsim apo manipulim të historisë – nga Dibra e Madhe, Peshkopia, Tirana, Prishtina, Tetova dhe Shkupi, diaspopra dibrane, të përgatisin kumtesat, rreth historisë së Dibrës, për periudhën në fjalë.Natyrishtë, sqaron zoti Rusi, ky simpozium ka për të qenë me objektiv përsa i përket debateve të shpeshta lidhur ato me historinë e asaj periudhe, sidomos atë më të debatueshmen sot dhe që lë dyshime, dha ka nxjerr shqetësime, deri në heqjen e pllakatës, si atë : “Të vendosjes së dy pllakatave ; atë ku përmendet Kongresi i Xhon Turqeve dhe atë me pllakën me mbishkrimin “Varreza Otomane”, e cila është sponsorizuar nga një projekt me agjencinë turke për zhvillim “TIKA”.Zoti Turan Rusi, në idenë e tij, për të mbajtur një sipozium të tillë, propozon për tu bërë thirrje edhe çdo qytetari dibran – që ka dokumente e imazhe në shtëpi, të cilat lidhen me pjesën e kësaj historie të Dibrës, le t’i sjelle pranë njerëzëve që do të zgjidhen për organizimin e këtij simposiumi, i cili do të titullohet gjithmonë, sipas tij “Simpoziumi mbi historinë e Dibrës “-Megjithatë, ata thonë se :“Dibranët sot janë zgjuar, dhe me plot të drejtë, kërkojnë të dinë historinë e vërtet , të pa tjetërsuar dhe të pa manipuluar të Dibrës dhe kësaj treve”. (Beqir Sina/INA)
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…