“Fenomeni” Sadulla Bajrami

(Rrerth një shkrimi me titull “Legalizimi shtetëror i ekstremizmit fetar”, botuar në disa media e portale kombëtare)

Nga Halid Sadiku

Këto ditë lexova një shkrim shumë të fuqishëm të blogerit Ilir Topi, i cili po trajtonte një dukuri mjaft shqetësuese dhe shumë të vërtetë për popullit tonë. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mosdhënia emër problemit! Problemi ka emër! Kush është problemi? Duhet ta themi hapur e t’i bijmë gjërave mu në kokë!
Për ne kumanovarët, e di krejt bota se, “hoxha” më problematiku, më i dyshimti dhe më i rrezikshëm është Sdulla Bajrami!
Sadulla Bajrami, në një të kaluar jo shumë të largët as që guxonte të bëhej i gjallë! Ish-reisul ulema, Sulejman Rexhepi, e pat shpallur satan, duke kërkuar nga organet e shtetit që të marrin masa ndaj tij, ta mbajnë nën vëzhgim dhe të marrin masa kundër veprimtarisë së tij jashtinstitucionale dhe shumë të rrezikshme!
Është e vërtetë që ai, me fonde shumë të dyshimta, ia doli që të ndërtojë xhami të veten dhe, sot për sot mund të llogaritet “satani” i vetëm në botë që arriti të bëjë xhami personale, private dhe ilegale!
Shqiptarët dikur ia dilnin shumë lehtë me Haxhi Qamilat! Përtej këtij soji, Sadulla Bajrami ia doli që të regjistrojë sektin e vet dhe, me xhaminë që e ka si dhe tjetrën që e përuroi në Lagjen e Çairit, ku prezantuan edhe zyrtarë të lartë të BFI-së së Shaqir Fetait, pa dyshim që, ka hedhur bazë të fuqishme për ta zhvilluar në emër të islamit një sekt të ri në mesin e shqiptarëve, siç ia dolën edhe adhuruesit e Haxhi Bektashit që ta zhvillojnë dhe ta përçajnë unitetin e shqiptarëve këtu e një shekull e gjysëm më parë! Një ditë të kemi “bajramizmin” sikur bektashizmin?!
Një gup kumanovarësh kemi kërkuar sqarim edhe nga kryetari aktual i komunës së Kumanovës se pse u lejua ndërtimi i një objekti të tillë të diskutueshëm, i cili na ka thënë se, vetë ai ka dhënë urdhër që të nisen eskavatorët për ta rrënuar por që ministri Spasovski ka urdhëruar që të stopohet rrënimi dhe, madje, edhe të legalizohet sa më parë si “objekt kulti”! Meqë Bashkësia Islame nuk ka kërkuar legalizim, as ndërtim, nuk ka kërkuar as leje ndërtimi, nuk ia ka dalur as t’i bëhet pronar, atëherë, ne kumanovarët, me të drejtë e quajmë “Xhamia e Spasovskit”!
Është më se e vërtetë se Sadulla Bajrami posedon financa të forta! Sepse, është e pamundshme që një xhami të japë në çdo vakt llokume e lëngje për t’u freskuar! Është e pamundur që një xhami të shtrojë për xhematin e vet dreka e darka, të shtrojë iftar e të organizojë “gjezme”! Një njeri normal, as që do të pranonte të shkonte e ta dëgjonte një sharlatan siç është Sadulla Bajrami sikur edhe t’ua hapte “Dyert e Xhenetit”! Sepse, ai aktron, sepse, vetëm dëgjojani diksionin, artikulimin e fjalëve, përcilljani gjestet, mimikrinë, nuancat e zërit, sakaq do të vërtetoheni se kemi të bëjmë me një “gllumac” i cili as që e di këtë zanat porse mundohet të imitojë “havarixhë” të vet! Vetëm provencialistët, vetëm të mjerët e të ngratët do të pranonin që ta përcjellin “aktrimin” e fëlliqur të Sadulla Bajramit, i cili, po ia del falë financave të dyshimta! Paramendoni një gazetar televiziv, një intelektual, një profesor, një fytyrë publike të ligjeronte siç flet e “ligjëron” Sadulla Bajrami! Të gjithë do ta trajtonin si “dylber”! Ndërsa Sadulla Bajramit i akordohet edhe emision televiziv, thuase nuk ka teologë akademikë të mirëfilltë në Maqedoninë e Veriut!
Ia del që të ketë një grumbull njerëzish vetëm falë asaj që “faltoren” e ka shndëruar në çajtore!
Pa dyshim, Sadulla Bajrami me ndihmën e shtetit por edhe të financave të dyshimta që i vinë nga jashtë, shumë shpejt do t’ia dalë të ketë një zinxhir “faltoresh” të sektit të vet! Po përgatitet që të fillojë edhe me një “medrese” private dhe, tek atëherë, do t’ia dalë Medresa “Isa Beu” të akreditohet, sepse, deri tëherë do të bëhet edhe “medresja” e Sadulla Bajramit dhe do të akreditohen së bashku! Do të prodhojnë kuadro profesionale për të shërbyer nëpër xhami dhe do të na mbushen xhamitë me “bereqet” Sadullai!
A mos janë ky soj vija ruse e “myslimanizmt” të cilit e promovoi instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, e që u fuqizua përmes ligjeratave publike duke e përkrahur Rusinë në konfliktin kundër Ukrainës? Shikuar nga ky prizm u bënë gati një komunitet “hoxhallarësh” të Shaqir Fetait që janë rreshtuar në këtë vijë pro-ruse të turpit! Shaqir Fetai po e përmbush amaneti e marrur nga antislamistët, i ka ngelur vetëm edhe një amanet rus: ta ngris përmendoren e babait të Ahmedovit, bashkëluftëtarit të Putinit, në mes të Tetovës, ashtu siç ua premtoi delegatëve të Putinit që i pranoi në zyrë disa ditë para se të nise invazioni rus kundër Ukrinës! Këtë premtim ua dha Shaqir Fetai! Punë shejtani, pra!

Leave a Reply