Fetahu: Saktësia milimetrike e epitetit

Epitet shumë i rëndë? “Shaqir Fetah rrencaku” ishte titulli i një shkrimi të ribotuar në shumë portale! Deri më sot, që kur njihet ky farë kleriku, të gjithë faktet flasin se është rrencak i pakonkurrencë! Hafëz, por ama, në biseda të lira, të thanë me rrena. Kështu e vlerësojnë të gjithë ata që kanë pasur punë me të. Rrencak i pakonkurrencë. Përrt syri nuk i bën! Rrenë pa fije turpi e frike, sepse, damarëve të tij rrjedh vetëm rrena, prandaj, nuk skuqet kurr rrenë, sepse, nuk ka gjakë, ka vetëm rrena

Shkruan Zylbehar Fetahu

Edhe shejtani në fillim ishte i mirë e pastaj zgjodhi të bëhet shejtan, duke i shpallur luftë Zotit në përvetësimin e krijesave të tij përmes aftësisë djallëzore. Çdo gjë që ka krijuar Zoti e krijoi në harmoni të plotë e në balansim të kosmosit, duke ruajtur secili vendin e vet! Kush nuk e deshti këtë harmoni, kush nuk ra në sexhde në vendin e vet, kush e synoi debalansimin e shpirtit, ai u rreshtua pas shejtanit, duke e përdorur si mekanizëm mbrojtës pikërisht rrenën! Pra, kush rrenë, Zoti e ka mallkuar si ushtarë të shejtanit, i destinuar për ta luftuar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!

Ku mund të bazohet njeriu për ta emërtuar Shaqir Fetain me epitetin RRENCAK!

Janë të shumta faktet, janë të shumta veprimet e tij, është një biografi e tërë e tij, janë shumë rrëfime që tregohen për të, janë dëshmi të gjalla. Mbi të gjitha ai rrenë edhe kur i thotë vetes “hafiz”! Ai mund të dijë pkesë nga Kurani përmendësh, por, titullin “hafiz” nuk guxon ta keqpërdorë, sepse, HAFËZI është mbrojtës i së vërtetës, i fjalës së Allahut të Gjithëdishëm, dhe jo kalitës i RRENËS që është frymëzim shejtani!

Ku rrenë Shaqir Fetai? Kur ka rrejtur? Si ka rrejtur? Pa fakte – është epitet i rëndë, fyes, denigrues!

Le të sjellim këtu vetëm disa detaje të një viti, vit ky që mund të llogaritet si më i pjellshmi plotë me rrena të Shaqir Fetait:

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se kurrë nuk është përpunuar nga vjehrri i tij (baballëku) për t’u kyçur në linjën e tij të spiunazhit të krijuar nga Temelko Boshkovski, udbashi më i tmerrshmi për shqiptarët e Maqedonisë perëndimore;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se e shkarkuam Sulejman Rexhepin sepse kishte shkelur nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së, ndërkohë që i fsheh instrukcionet e shërbimit sekret maqedonas si dhe mbështetjen e pushtetit aktual maqedonas;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se u krijua opinioni për shkarkimin e Sulejman Rexhepit, ndërkohë që e fsheh involvimin e BDI-së në përpjekjet e përbashkëta për ta rrënuar BFI-në;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se Sulejman Rexhepi shkarkohet duke u mbështetur në procesverbalin e mbledhjes, ndërkohë që e fsheh urdhërin e shërbimit sekret maqedonas për t’i tubuar të gjithë “myhybët” e vet dhe pa kurrfarë mbledhje ta kryejnë nismën e rrënimit të themeleve të BFI-së;

– Shaqir Fetai gënjenë kur thotë se ka qenë i detyruar në këtë hap vetëm për ta shpëtuar unitetin dhe dinjitetin e BFI-së, ndërkohë që kundër këtij uniteti dhe kundër këtij dinjiteti ka punuar më se tri dekada rresht;

– Shaqir Fetai rrente edhe atëherë kur vetja i dukej herë “reis” e herë “u.d. reis”, rrente edhe atëherë kur ftonte qytetarë të ndryshëm për të pirë çaj e kafe, ndërsa i paraqiste si urues dhe përshëndetës;

– Shaqir Fetai rrenë sa herë që hapë gojën për t’u treguar i sinqertë, sepse, është prototip i njeriut/dhelpër – rrencak, intrigant, tradhëtarë dhe “vrasës i vëllazërisë” së një trupi institucional;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se do të mundohet ta avancojë jetën fetare islame, sepse, nuk është kjo detyra e tij me të cilën e kanë ngarkuar, por, detyrë e tij është “bëdëizimi i betonuar” i BFI-së;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se ka dhënë kontribut tridhjetë vite në BFI për mbarëvajtjen e punëve, ndersa, tani paska kuptuar se gjithçka paska qenë e kotë dhe se vetëm tash e tutje do të jetë mirë;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se do ta bëjë “xhenet” BFI-në dhe nuk pranon se në fakt po bën vetëm “petlla n’ujë”;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se “më zgjodhën” ndërsa në fakt është shembulli i puçistit klasik, që për ta marrur pushtetin ndihmohet nga ushtria, policia, nga shërbimet sekrete, nga shërbimet e huaja;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se jemi të gjithë “unikë” ndërkohë që shikohet si një bastard ndaj dhe refuzohet prej shumicës absolute të nëpunësve të BFI-së dhe të myslimanëve të vendit;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se në BFI veprohet në pajtim me aktet normative të këtij Institucioni ndërkohë që është shkelësi më i madh i Kushtetutës që kur e ka BFI-ja;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se veprimet e tij gjejnë përkrahje të gjërë, sepse veprimet e tij në fakt janë vepra të rënda penale;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se gëzon përkrahjen e teologëve, sepse, në fakt ai gëzon vetëm përkrahjen e politikave antishqiptare dhe antiislame në vend gjë kjo e dëshmuar katërcipërisht;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se veprimet e tij kanë përkrahje nga “rijaseti” kur dihet se të gjitha veprimet e tij janë antikushtetutare, janë vepra penale dhe, të motivuara nga djallëzia e tij;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se është për transparencë kur në fakt i ik të gjitha ballafaqimeve publike, sepse në debate zbulohet tërësisht si rrencaku më i madh i “ushtrisë së djallit”;

– Shaqir Fetai rrenë dhe, me rrenën e tij i ofendon tërë “ulemanë” kur thotë se, ai u zgjodh “reis” sepse nuk mund të zgjidhet reis ai i cili për tridhjetë vite rresht ishte krahu i djathtë dhe më i dashuri i atij që e paskësh shkelur tridhjetë vite Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se do të jetë kooperues me faktorin e jashtëm për të kontribuar për paqe të brendshme, ndërkohë që ai po e legalizon kriminalitetin dhe eksremizmin në BFI;

– Shaqir fetai rrenë kur thotë se angazhohet për unitet, sepse, në fakt, ai angazhohet për unitetin e atyre përkrahësve të tij në shkeljen e Kushtetutës së BFI-së, në tradhëti e në spiunllëk;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se përmes konferencave për shtyp i paska sqaruar tashmë të gjitha gjërat, ndërkohë që, konferencat për shtyp janë veprime publike, që i sheh e i mbanë mend tërë opinioni. Shaqir Fetai ka mbajtur dy konferenca për shtyp edhe atë sa për të gënjyer e për t’u promovuar si nana e rrenës;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se na e paska themeluar Medresenë, sepse, kur u themelua kjo vatër e mesme arsimore islame, ai kishte po atë peshë dhe vlerë sa të të gjithë myslimanëve të vendit;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se funksionojnë pesë medrese, sepse në fakt është vetëm Medresja “Isa Beu” me pesë paralele të saj të dispersuar në pesë qendra të vendit;

– Shaqir Fetai i rrenë edhe qarqet ndërkombëtare, tek të cilët, fill pas puçit që e bëri në BFI, nisi të propagojë se ai u zgjodh “reis” apo “u.d. reis” përkundër të gjitha akteve normative të Kushtetutës së BFI-së;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se kemi analizë mbi punët që janë vepruar në të kaluarën në BFI, sepse, të gjitha procesverbalet thonë se në çdo raportim vjetor dhe kalim të buxheteve dhe llogarive përfundimtare vjetore, më i zëshmi për t’i kaluar pa problem ka qenë pikërisht Shaqir Fetai, Myftiu i Gostivarit;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se kemi kthyer prona të vakëfit ndërkohë që ka humbur vakëfin disa milionëshe në qendër të Gostivarit si dhe ka heshtur në grabitjen e tokës së varrezave myslimane në Tetovë, në Bllokun 57A, në hapësirën e ish-fabrikës së falimentuar, Shik “Jellak”, ku do të ndërtohen 230 mij metra katëror banesa të reja për 8000 banorë;

– Shaqir Fetai gënjen kur thotë se administrata e BFI-së ka nxjerrur dokumenta nga arivi i BFI-së dhe e ka mbushur krejt botën, ndërkohë që dokumentat i kanë xjerrur ekskluzivisht bashkëpunëtorët e tij të sotëm sa për ta diskredituar ish-reisul ulemanë;

– Shaqir fetai rrenë kur të tjerëve u prezantohet si “reis”, sepse në të vërtetë është vetëm drejtues i një grup rrencakësh, vjedhësish, teologëve të rremë, falsifikatorëve, bashkëpunëtorësh të shërbimeve të huaja, kriminelë e imoralë, antikombëtar e antiislamistë (nëse do edhe ia përmendim emrat e këtyre personave të inkriminuar thellë në krim e korrupsion, të cilëve u prinë Shaqir Fetai; nëse do ia dokumentojmë edhe veprimet imorale që i kanë bërë e me ç’gjë Shaqir Fetai është ndjerë krenar);

– Shaqir Fetai e rrenë diplomatin e vendit duke ia puthur edhe dorën, ndërkohë që kundër tij ka miratuar shkresa, vendime këto të Rijasetit kundër ambasadorit që kanë qenë kushtëzime për bashkëpunim në mes të BFI dhe qeverisë maqedonase;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se e duan shumë fort arabët dhe ndërkombëtarët, ndërkohë që e urrejnë shqiptarët dhe myslimanët e vendit dhe të rajonit, sidomos pasi u faktua se ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së me nofkën “ORAO”;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se ka filluar reforma në BFI ndërkohë që bashkëvepron me tërë stafin e ish-reisit si dhe, e vetmja reformë që është bërë, Myftninë e Gostivarit e ka sjellë në selinë e BFI-së në Shkup;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se BFI-ja është “institucion i maaadh dhe serioz”, ndërkohë që BFI-ja është shndërruar në të vetmin Institucion në botë ku masakrohet Kushtetuta, edhe atë sipas planeve dhe projekteve të Shaqir Fetait që i ka huazuar në nëntokën e shërbimeve të huaja;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se e paska ekipin e bashkëpunëtorëve shumë profesionistë dhe stabilë, sepse, e vërteta është që të gjithë i ka ilegjitimë, disa mr diploma të falsifikuara, kuazi-myftinj dhe të padenjë për një ballafaqim televiziv as me qytetarin më të thjeshtë të vendit;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se u krijua opinioni negativ për Sulejman Rexhepin, ndërkohë që fiks 7 ditë përpara se t’ia bëjë puçin deklaron se, Sulejman Rexhepi është figurë markante, e papërsëritshme në lidershipin shqiptar dhe se ka kontribute të pamohueshme për mbarëvajtjen e derisotshme të BFI-së, organeve dhe institucioneve të saj;

– Shaqir Fetai rrenë kur prezantohet si teolog, sepse, në fakt, ai është vetëm një fuks i vogël nën çallmë;

– Shaqir Fetai rrenë se paska kontriut të madh në ndërtimin e FSHI-së, sepse ky Institucion pa dritë vetëm falë PPD-së dhe të ndjerit Abdurrahman Haliti që bashkëpunuan me BFI-në dhe Sulejman Rexhepin për ta filluar ndërtimin e Fakultetit të shkencave islame, ndërkohë që, Shaqir Fetai, me peferenca nga Stanko Dragoviqi, bashkëpunonte me shërbimet sekrete të vendit dhe me Temelko Boshkovskin për të dëmtuar sa më shumë shqiptarë e myslimanë si dhe projekte kombëtare e fetare. Dihet edhe fakti që lidhja e këtij bashkëpunimi të poshtër ishte vjehrri i Shaqir Fetait, Mulla Hasan Zendeli!

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se ai i thërret myslimanët e vendit të bëjnë vepra të mira, ndërkohë që vetë Shaqir Fetai është prototip i të guximshmit i cili, me përkrahjen e “shërbimeve të djallëzuara nëntokësore”, haramin e bën hallall! Të shkelësh Nenin 58 sipas Kushtetutës së BFI-së dhe, kokëlartë të futesh në xhami, në mesin e teologëve, në mesin e nxënësve e të studentëve të çiltër, është, thjesht, hallallëzim i haramit. Këtë është duke e bërë Shaqir Fetai i haramizuar;

– Shaqir Fetai rrenë edhe me paraqitjen e vet prej “njeriu të devotshëm”, sepse, të gjitha veprimet e tij tash e një vit dëshmojnë se kemi të bëjmë me një këlysh shejtani;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se ua ka ngritur rrogat vetëm profesorëve të Medresesë dhe FSHI-së, sepse, në fakt, ajo shtesë e rrogave është nga paratë e buxheit të qeverisë aktuale e cila mundohet t’ia korruptojë rehatinë Shaqir Fetait. Sapo të ndërpritet ky korruptim, ato shtesa do të hiqen;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se është stabilizuar buxheti i BFI-së përmes donacioneve të ndryshme të myslimanëve të vendit, sepse, në fakt, bëhet fjalë për ndihmën financiare të cilën pushteti aktual ia jep Shaqir Fetait tash e pesë muaj radhazi;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se i ndihmon të varfërit dhe të sëmurit myslimanë të vendit tonë, duke i dërguar në spitale në Gjermani, në Rusi, në Turqi, në Zvicër e gjetiu, por që të gjitha këto raste i mbanë sekret. Nuk ka nevoj që të vetëlavdërhet, ndërsa një pako me ndihma, me afate të skaduara, kur e jep, e mbulon “aktivitetin” me të gjitha mediat që i paguan me paratë e fitrit;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se i nderon dhe ka respekt ndaj “figurave markante” të kombit tonë, sepse, nuk është detyrë e tij që të shpreh respekt ndaj këtyre figurave, por t’ua ngulë thikën pas shpine. Këto janë mësime të UDB-së dhe në këto mësime Shaqir Fetai është dëshmuar se është “hafiz”;

– Shaqir Fetai rrenë në çdo takim dhe gjithandej se ai tashmë është bërë “zgjidhja e BFI-së”, sepse, ai nuk mund të jetë asgjë tjetër përvçse problem i BFI-së;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se ka dhënë kontribut tridhjetëvjeçar nëpër organe të BFI-së, sepse, të gjithë kolegët e tij, me të cilët ka punuar nëpër këto organe, e mbajnë mend për rrencak të paciptë, e mbajnë mend për tradhëtarë, e mbajnë mend për hajn, e mbajnë mend për sahanëlëpirës e puthadorë. E mbajnë mend për thurrës brilant të lavdeve kushtuar ish-babait të vet shpirtëror, të cilin gjithmonë, si i magjepsur, e ka quajtur “kjo figurë markante”;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se BFI ka nisur nga e mbara me ardhjen e tij në krye të këtij Institucioni, sepse, këtë e demantojnë rrenat e përditshme të tij që nga mëngjesi e deri në pasdarke;

– Shaqir Fetai rrenë kaq shumë, sepse për të rrena është “din” dhe “iman”! Këtë fakt nuk ka mysliman në vend e më gjërë që nuk e di;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se “tani kemi një BFI e cila nuk merret me skandale të ndryshme”, ndërkohë që vetë Shaqir Fetai është skandali më madh dhe i përhershëm që i ka ndodhur BFI-së. Shaqir Fetai do të ngelet njolla e pistë e përjetshme e BFI-së;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se ai erdhi në këtë post me përkrahjen e përgjithshme të myslimanëve të vendit, sepse, Shaqir Fetai nuk u bë “kryetar” i BFI-së sepse e deshti dikush, apo se dha kontribut që gjithësesi do të rezultonte me “reisllëkun” e tij! Shaqir Fetai e uzurpoi këtë post, sepse kështu i thanë ata të pushtetit, i thanë që t’i shkelë të gjitha aktet normative të BFI-së sepse do ta ketë mbrojtjen e pushtetit, paprekshmërinë e garantuar nga UDB-ja;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se BFI-ja po forcohet, sepse, BFI-ja gjithnjë e më shumë po shndërrohet në filiale të partive të pushtetit maqedonas;

– Shaqir Fetai rrenë kur përgjigjet në pyetjet e kurdisura se a ka gisht politika në zgjedhjen e tij. Ai gjithnjë e mohon një të vërtetë të pamohueshme, sepse tërë bota e di se ai është instalacion i partive të pushtetit maqedonas me rekomandim nga zyrja e Stanko Dragoviqit, eprorit të tij si bashkëpunëtor i UDB-së;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se me shkarkimin e Sulejman Rexhepit ai ka pasur për qëllim ta shpëtojë BFI-në, sepse ai nuk ka pasur qëllim por, detyë nga shërbimet sekrete. Nuk ka ndodhur në botë, në asnjë institucion, në asnjë shtet, në asnjë organizatë që, të mblidhen nëpunësit dhe ta shkarkojnë të parin! Ministrat që nuk janë të kënaqur me kryeministrin, japin dorëheqje! Nëpunësit që nuk janë të kënaqur me të parin e organizatës apo të institucionit, nuk e shkarkojnë të parin por japin dorëheqje, vetëlargohen në shenjë pakënaqësie. Vetëm Shaqir Fetai kërkon që të shkarkohet Sulejman Rexhepi, në vend se të japë dorëheqje e të largohet në shenjë pakënaqësie me ndonjë veprim të Sulejman Rexhepit;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se tani, nën drejtimin e tij, në BFI janë forcuarr marëdhëniet ndërnjerëzore, sepse, Shaqir Fetai, bashkë me bashkëpunëtorët e tij të trashëguar nga Sulejman Rexhepi, e dinë fare mirë se mund të dalin para përgjegjësisë, se mund të përgjigjen para organeve të drejtësisë, se mund të ndiqen penalisht nga organet e drejtësisë, nëse sot jo, nesër gjithësesi që po;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se tani e ka profesionalizuar çdo shërbim të BFI-së, sepse, në fakt Shaqir Fetait i duhen hajnat, i duhen rrencakët, i duhen tradhëtarët, i duhen spiunët, i duhen të atillët me diploma falso, të korruptuarit, sepse prej tyre e siguron përkrahjen, paprekshmërinë dhe rehatinë e vet. I duhen të prishurit, sepse, ndryshe si do të dëshmohet prishunia e vet! Një i mirë, nuk do të bënte asnjë dakik me një të prishur! Ose do të ikte vetë ose do ta dëbonte të prishurin. Një të prishuri i konvenon të rrijë me një të mirë, sepse do ta përdorte si kamuflim të prishunisë së vet. Punë shejani, apo;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se po punojmë konform Kushtetutës së BFI-së, sepse, vetëm instalimi dhe akomodimi i tij në krye të BFI-së u shoqërua me shkeljen e 35 neneve kryesore të Kushteutës së BF-së, shto këtu edhe rregulloret e shumta si dhe dhjetra vendime të më hershme të BFI-së;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se e ka idhull Ali Ahmetin, komandantin e UÇK-së, sepse, u bë palë me Stojanço Angellovin, komandantin e “branitellave”, në dënimin e brohoritjeve të protestuesve shqiptarë: “UÇK, UÇK”, “Shqipëria etnike”…;

– Shaqir Fetai rrenë kur para të huajve prezanton pjesëmarrës si “funksionarë” të paparaparë me Kushtetutën e BFI-së, por që janë dëshmi e korruptimit dhe të shantazhimit të Shaqir Fetait;

– Shaqir Fetai rrenë kur shpreh “pakënaqësi” për regjistrimin e bashkësive të reja islame në vend, sepse, në fakt, këto “bashkësi” nuk janë asgjë tjetër përveçse pasoja të shkakut që e ka emrin Shaqir Fetai;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se i ka stabilizuar raportet e BFI-së me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, sepse, me vendim të Ministrit të Arsimt, institucionet akademike shtetërore detyrohen që t’i largojnë nga fakultetet të gjitha medresantet, qofshin ato në vitin e parë, të dytë apo tutje;

– Shaqir Fetai rrenë kur thotë se kemi kthyer “vakëf”, sepse ai në fakt ka marrur vetëm letra në vlerë për pronën e pakthyer dhe, këto letra Shaqir Fetai nuk po i shpenzon në blerje të vakëfit të ri por i bën rrush e kumbulla, në përpjekje për ta blerë rehatinë në kolltukun e “reisllëkut”. Shaqir Fetai do të ngelë në historinë e gjitha kohërave të BFI-së si humbësi më i madh i vakëfit etj. etj. etj.

P. S.

Natyrisht, rreth këtyre gënjeshtrave dhe qindra të tjera të Shaqir Fetait, përgjatë këtij viti të tij avanturesk, janë shkruar e publikuar mbi 500 faqe vord, komente, analiza, intervista, qasje e persiatje, nëpër dhjetra portale kombëtare. Të gjitha këto, së shpejti botohen në një libër të titulluar TRADHËTI E KOMPLOT NË KOHË PANDEMIE, i cili do të editohet nga kompania për media dhe botim 1kliklarg. Që tani i ftojmë të interesuarit që të na shkruajnë nëse janë të interesuar t’ua sigurojmë ndonjë ekzemplar, sepse tirazhi do të jetë i kufizuar, plus do të na duhet të gjejmë mënyra si t’ua sjellim ekzemplarët, sepse në doganat tona qarkullimi i librit shqip nuk është i lejueshëm! /LMR në BFI/

https://www.facebook.com/113481260056706/posts/566950794709748/

Leave a Reply