Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas hapjes së spitalit modular në Shtip njoftoi se aktualisht gjithsej shtatë raste të vdekjes nga Covid-19 po hetohen nga autoritetet. Filipçe tha se dy raporte tashmë janë gati dhe së shpejti publiku do të informohet për rezultatet, transmeton Alsat.
“Shtatë kontrolle të ekspertizës po realizohen nga Oda e mjekëve, gati janë dy raporte. Dje më informuan për këto raste konkrete, të tjerat do të jenë gati në periudhën në vijim. Këto janë të njëjtit kolegë, internistë, gjinekologë që janë të përfshirë në punën me pacientë me Covid dhe janë të ngarkuar…Për këtë i kuptoj se pse iu duhet më tepër kohë që të realizojnë këto raporte”, tha mes tjerash ministri Filipçe.