50 persona humbën jetën nga rrëzimi i një avioni të ushtrisë në Filipine, tragjedia më e rëndë ajrore ushtarake e vendit kjo prej dekadash të tëra.
Aeroplani Lockheed C-130 po transportonte 96 vetë – shumica e tyre ushtarë – kur rrëshqiti nga pista, teksa po zbriste në aeroportin Jolo të provincës Sulu.
Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë që ishin në tokë, tha Ministria e Mbrojtjes e Filipineve. Ata që i mbijetuan fatkeqësisë sakaq, siç rrëfejnë dhe dëshmitarët okulare, ishin kryesisht ushtarë që u hodhën nga avioni përpara se ai të godiste tokën.
Kjo i shpëtoi jetën, sepse pati një shpërthim kur mjeti preku tokën e ata që mbetën brenda tij, nuk kishin më shpresë shpëtimi.
Një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve tha se autoritetet janë duke kërkuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit, për të zbuluar shkakun e incidentit.
Gjenerali Edgard Arevalo sqaroi se nuk ka shenja për ndonjë sulm kundër aeroplanit. Avioni, i cili ka qenë në shërbim të forcave ajrore amerikan, iu dorëzua Filipineve në muajin janar.