Së shpejti, panairi i librit ku prezantojnë edhe botuesit nga RMV organizohen edhe në Frankfurt, Stamboll, Lajpcig, në Beograd etj. A do të dërgojë Shaqir Fetai edhe nëpër këto qendra “misionarë të vetë” të pseudovlerave, apo mjafton me qendrën ku kryhen pushimet verore
Nga Vedat Toçi
Në viset etnike organizohen panaire të ndryshme të librit. Si panaire më të mëdha, pa dyshim, llogariten ai i Tiranës, i Prishtinës që u mbajt kohë më parë, ai i Shkupit si dhe ai i Ferizajit që u organizua nga 8-12 gusht, e për të cilën Shaqir Fetai as që ka dëgjuar!
Por ama na paska dëgjuar për panairin e librit në Ulqin, i cili më tepër ka karakterin e organizimi të kryerjes së pllazhit vjetor se sa të përkushtimit ndaj librit. Panairi mbahet i hapur vetëm natën, në shëtitore, pasi të jetë kryer pllazhi! Do me thënë, të gjithë pjesëmarresit në këtë panair, mundohen të shesin ndonjë libër sa për ta mbuluar ndonjë përqindje të shpenzimit ditor në pllazh.
Po nja dy dylberë të vet që i paska çuar Shaqir Fetai, si shpërblim për lojalitet prej marionete, me çka po i mblojnë shpenzimet e pllazhit të sivjemë? Për herë të parë ata edhe do të bëjnë pllazh edhe do të marrin mëditje nga një “aktivitet ndërkombëtar”! Pllazh me paratë e fitrit e të zeqatit, me ato para që keqpërdoren me aq padhimbje nga Shaqir Fetai. “Rijaseti”, në mbledhjen e vet të radhës, me patjetër që duhet të kërkojë raport mbi përfitimin që ka rrjedhur nga ky panair (për të gjithë i dështuar financarisht!) si dhe sa janë shpenzimet e kryera për këtë panair dhe, pa dyshim, për huqje skandaloze gjithësesi që duhet të kërkohet përgjegjësi si nga Shaqir Fetai ashtu edhe nga marionetat e tij që pranojnë t’i tarashkasin topat me paratë-djersë të myslimanëve të varfër të vendit tonë.
Sektori i botimeve pranë BFI duhet me patjetër që sa më shpejt ta demantojë Shaqir Fetain i cili vdes për të gënjyer çdo ditë të lume.
Në një paçavurë të botuar në fb-un e vet, Shaqir Fetai thotë: “Në këtë ngjarje kulturore u promovuan edhe mbi 40 titujt e botuar nga Bashkësia Fetare Islame e RMV-së”!!!
A e di Shaqir Fetai se çka do të thotë “u promovuan”? Që kur është inicuar ky panair tradicional e deri më sot, vështirë të jenë promovuar gjysma e kësaj shifre të librave sa pretendon avdalli!
Edhe vete Shaqir Fetai e di se çka do të thotë promovim e çka prezantim por, ja që ia do b… që të rrejë pak (qyqy, pak?! Shumë!), sepse rrena e sotshme në të ardhmen, si e pademantuar, mund të merret e vërtetë dhe si lavdëratë! Prandaj Shaqir Fetai rrenën e ka “din”! Apo, kjo deklaratë-rrenë e tij është e qëllimshme, sepse, promovimi i një libri është ngjarje kulturore që do shpenzime minimum 1000 euro! Ja, si mund të futen në xhepin e Shaqir Fetait nja 40.000 euro, sepse erifi “i ka promovuar 40 tituj”! Çka ka ngelur e keqe pa e bërë Shaqir Fetai që mos ta bëjë edhe këtë veprim të pistë!