“Foltorja”, Berisha takon të martën demokratët e Kukësit

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të vijojë të martën “Foltoren: Për një PD më të Bashkuar, më të fortë, më të hapur” në Kukës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha njofton se takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës në orën 17:30.

“Ditën e martë me datën 12 Tetor në ora 17:30 në Pallatin e Kulturës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratët dhe demokratet e Kukësit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, njofton Berisha.

Më herët, Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan. Ish-kreu i PD me këtë nismë synon largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. Kjo lëvizje e tij vjen pasi kreu i PD e përjashtoi nga Grupi Parlamentar pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=419817406166034&id=100044133352457

Leave a Reply