Prokuroria franceze nisi hetimet, pasi një person pësoi vdekje te trurit dhe pese te tjerë janë ne gjendje kritike, pas testimit te nje medikamenti. Ilaçi qetësues me bazë kanabisin, i prodhuar nga kompania portugeze Bial, nuk ishte miratuar nga ministria franceze e Shëndetësisë. Megjithatë, ai u testua tek 90 persona ne nje laborator privat. Ministrja e Shendetesise, Marisol Touraine premtoi se ky incident tragjik do të hetohet me kujdes. Per momentin nuk ka asnje ilaç qe te kundërveproje ndaj tij. Ilaçi per qetësimin e dhimbjeve po testohej qe nga muaji korrik dhe merrej nga goja, por me pare nuk ishin shfaqur probleme tek ata qe e përdornin. Testimi i ilaçeve eksperimentale, ndonëse mund te mbarte edhe rreziqe, është i rendesishem per kurimin e sëmundjeve, si kanceri. Pas testimit tek kafshët ato testohen tek vullnetaret duke u shtuar gradualisht dozën, per te konstatuar nëse kane efekte anësore. Me pas testimi vijon tek personat me probleme shëndetësore. Mijëra njerëz marrin pjese çdo vit ne testimin e medikamenteve dhe incidente te tilla janë te rralla.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


