Kryebashkiaku demokrat i lezhës është vënë në pranga ditën e sotme në zyrën e tij.
Po ashtu bëhet me dije se u ndalua edhe nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi, si dhe drejtuesja e Hipotekës Gjelina Bacaj.
Gjithashtu, raportohet se janë firmosur 23 urdhërarreste për zyrtarë të bashkisë e hipotekës.
Të gjithë këta zyrtarë janë ndaluar për të njëjtën akuzë, atë të tjetërsimit të pronave.
Sipas raportimeve bëhet me dije se kemi të bëjmë me skemë abuzimi duke tjetërsuar troje në bregdet, e njëjta skemë e përdorur si ajo në Kavajë.
Të arrestuar deri tani:
Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka
Emrat e 10 zyrtarëve të shpallur në kërkim:
Eduart Leka
Juxhina Mema
Artan Djala
Bledar Cara
Renato Malotaj
Zef Gjini
Pjetër Gjoni
Artan Djala
Armando Jakaj
Enkeled Zefi