Borusia e Dortmundit shfrytëzon hapin fals te Bajernit dhe duke fituar ne Volfsburg i afrohet me 5 pike kryesueseve te Bundesliges. E ka nisur mjaft furishëm ndeshjen skuadra e Tuchel kundër Ujqërve, teksa dy here brenda nje minute ka tronditur traversën dhe shtyllën e portës se Benaljos. Por eshte dashur minuta e 32 qe Rojs te kaloje verdhezinjte ne avantazh. Ne minute e fundit te ndeshjes Volfsburg ka fituar nje penallti qe u kthye ne gol nga Rodrigez por kush mendoi se gjithçka u mbyll ketu, u gabua. Dortmundi ne minute e 3 shtese gjen serish avantazhin me Kagaven dhe rrëmben tre piket nga Volfsburgu. Ne Spanje, Barcelona gabon ne Valencia dhe ndalet ne barazim 1-1. Ne nje ndeshje qe duhet ta kishin kryesuar thelle qe ne pjesen e pare per shkak te rasteve pa fund, katalanasit kaluan ne avantazh ne minute e 57 me Suarez por vetëm pak minuta para se te mbyllet ndeshja Valencia gjen golin e barazimit. Ne minute e 85 mbrojtja e verdhekuqve kapet ne befasi dhe Santi Mina barazon shifrat. Perfitues te ketij barazimi eshte Atletiko e vendit te dyte qe pas fitores ne fushen e Granadas eshte vetem dy pike larg Barces. Chelsi nuk gjen paqe dhe vijon te mos arrije te shenoje dot madje edhe ne fushen e tij. Kete here ata qe kane perfituar ishin lojtaret e Bournemauth te cilet kane arritur te largohen me pike te plota nga kryeqyteti britanik. Per me shume se 80 minuta blute e Murinjos nuk arritën te gjejnë rrugen e rrjetes dhe atehere kur u duk se ndeshja do te mbyllej ne barazim miqte gjeten golin. Pas nje rrëmuje ne zone londinezet nuk arriten te largojne dot topin qe mbërrin tek koka e Marrej, i cili e çon ne rrjete. Pas 15 javësh Chelesi eshte ne vendin e 15 me vetem 14 pike. Ne Itali, Interi i falet Adem Ljajicit. Serbi ishte protagonist i fitores ne Milano ndaj Xhenovas me golin e shënuar me goditje dënimi. Ne minute e 59 ka goditur nje top pa shume pretendime diagonal me porten e miqve por ai ka pushuar vetem ne rrjete pa u prekur nga askush. Miqte nuk kane arritur qe te gjejne golin e barazimit dhe Interi ka marre tre pike duke u ngjitur ne kuoten 33 te tilla. / Vizion Plus
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


