Betejë deri nërrëzimin e qeverisë

Të rinjve demokratë Lulzim Basha u kujtoi arsyet se përse 25 vite më parë, studentët u ngritën për të rrëzuar diktaturën komuniste. Ndërsa në 1990 të rinjtë ishin mbledhur në grevë urie, në një godinë të ftohtë, dy dekada e gjysmë më pas, kreu demokrat nga salla e Pallatit të Kongreseve, bëri thirrje për të rrëzuar qeverinë, që sipas tij, ka thelluar varfërinë masive në popull.“8 dhjetori është ditë e historisë, por është dita për të bërë sërish histori. Dita e protestës, për largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare Rama-Meta.”Me qeverinë Rama, sipas kryetarit opozitar, e vetmja derë e hapur për qytetarët është ajo e burgut, pavarësisht se hajdutët e vërtetë janë vetë qeveritarët.“Ky është aparteidi i Edi Ramës. Kjo e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme, 100 mijë ikin në Gjermani, 200 mijë aplikantë për SHBA. Do e bëjnë më keq po t’i lëmë ne, por jam i bindur se ne nuk do t’i lëmë. Kupa është mbushur.”E vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza është një qeveri teknike, e cila do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme, tha Basha. Dhe për këtë ka gati një plan.“Më 8 dhjetor nisim maratonën e përballjes. Si do e bëjmë, kush do ta bëjë? Populli mundet dhe do ta bëjë, me pjesëmarrje masive dhe pa u lodhur për asnjë çast. e treguan fqinjët tanë në Rumani dhe Maqedoni.”Për Lulzim Bashën, askush nuk ka parë një ditë të mirë në këto dy vite të qeverisjes Rama-Meta, me përjashtim të ortakëve të krerëve të mazhorancës.

Leave a Reply