Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se është i gatshëm të takohet me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.
“Një nga gjërat që dua të bëj shpejt është të takohem me presidentin Putin, dhe edhe ai është dakord,” tha Trump.
Trump theksoi se, nëse ai do të ishte në pushtet, këto luftëra nuk do të kishin ndodhur kurrë.
“Edhe 7 Tetori nuk do të kishte ndodhur kurrë. Vendi ynë dhe bota do të ishin krejt ndryshe, por nuk janë, dhe do të na duhet t’i bëjmë sërish madhështore sa më shpejt të mundemi,” shtoi Presidenti i zgjedhur i SHBA.
Presidenti i zgjedhur premtoi luftë kundër karteleve meksikane të drogës, të cilat, sipas tij, do të konsiderohen “organizata terroriste”. Po ashtu, ai tha se do të konsideronte rimarrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë, të cilin e quajti si një “aset jetik kombëtar”.