Gaza, plagosen disa protestues palestinezë nga ushtria izraelite

Ushtria izraelite përdori plumba të vërtetë duke plagosur disa protestues palestinezë pranë gardhit të sigurisë në Rripin e Gazës.

Burimet mjekësore dhe dëshmitarët okularë thanë se paramedikët transportuan demonstruesit të cilët u plagosën nga plumbat e vërtetë apo u ndikuan nga bombolat e gazit lotsjellës gjatë një marshi protestues të thirrur nga Forcat Kombëtare dhe Islame, një koalicion i grupeve politike palestineze.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, megjithatë, nuk publikoi ndonjë raport zyrtar mbi numrin e të plagosurve.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” shkroi se gati një mijë palestinezë morën pjesë në protestë, duke shtuar se forcat izraelite po përdornin gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë për të shpërndarë turmën.

Protesta ishte thirrur për të refuzuar bllokadën izraelite dhe për të bërë thirrje për rindërtimin e Gazës pas agresionit të fundit 11-ditor izraelit në maj, të cilin fraksionet e armatosura palestineze e quajtën “Beteja e Shpatës së Kudsit”.

Leave a Reply