Kompletohen 32 klubet që do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve – shorti të enjten, gjithçka që duhet të dini

Liga e Kampionëve ka kompletuar 32 klubet që do të marrin pjesën në sezonin 2021/22.

Shkahtar Dontesk, RB Salzburg dhe Sheriff Tiraspoli siguruan biletat e fundit, sot në ndeshjet pley-off.

Por kur është shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve? Cilat janë ekipet? Si funksionon? Cilët fitues të çmimeve do të shpallen gjatë ceremonisë?

UEFA ka bërë një përshkrim të të gjitha gjërave që do të ndodhin të enjten pasdite.


Kur është shorti?

Ceremonia e shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2021/22 fillon në orën 18:00 të enjten më 26 gusht. Shorti mbahet në Stamboll (Turqi) dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në UEFA.com . Mysafirët special Branislav Ivanović dhe Michael Essien do të ndihmojnë në hedhjen e shortit.


Kush është i përfshirë në short?

26 ekipe janë kualifikuar automatikisht për fazën e grupeve, ndërsa gjashtë të fundit vijnë nga faza play-off.

Angli: Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea

Spanjë: Atlético, Real Madrid, Barcelona, ​​Sevilla, Villarreal

Itali: Inter , AC Milan, Atalanta, Juventus

Gjermani: Bayern, Leipzig, Dortmund, Wolfsburg

Francë: LOSC, Paris

Portugali: Sporting CP, Porto, Benfica

Holandë: Ajax

Rusi: Zenit

Austri: Salzburg

Belgjikë: Club Brugge

Ukrainë: Dynamo Kyiv, Shakhtar Donetsk

Turqi: Beşiktaş

Zvicër: Young Boys

Suedi: Malmö

Moldavi: Sherif


Si funksionon shorti?

Ekipet do të ndahen në katër vazo. Vazo 1 do të përbëhet nga kampionët aktual, fituesit e Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë kampionateve të rangut më të lartë.

Vazot nga 2 deri në 4 do të përcaktohen nga renditja e koeficientit të klubit.

Asnjë ekip nuk mund të luajë me një skuadër nga i njëjti shtet. Çdo kufizim tjetër do të zyrtarizohet përpara ceremonisë së shortit.


Kur janë ndeshjet e fazës së grupeve?

Lista e plotë e ndeshjeve për fazën e grupeve do të komunikohet pas shortit. Datat janë si më poshtë:

Ndeshja 1: 14/15 Shtator

Ndeshja 2: 28/29 Shtator

Ndeshja 3: 19/20 Tetor

Ndeshja 4: 2/3 Nëntor

Dita e Ndeshjes 5: 23/24 Nëntor

Dita e Ndeshjes 6: 7/8 Dhjetor


Po fituesit e çmimeve 2020/21?

Fituesit e mëposhtëm të çmimeve do të shpallen gjithashtu gjatë ceremonisë së shortit:

Lojtari më i mirë i vitit për meshkujt, lojtarja më e mirë të vitit për femrat, trajneri i vitit.

Portieri i sezonit 2020/21  në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i sezonit 2020/21  në Ligën e Kampionëve

Portierja e sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve për femra

Mbrojtësja e sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve për femra

Mesfushorja e sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve për femra

Sulmuesja e sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve për femra

Leave a Reply