“Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. Allahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.” (En Nisa, 107)
Ditë më parë, në një kontribut televiziv të Tv Klan M, do të bëhet fjalë për xhaminë Mehmed Aga, në fshatit Llozovë, nga rrënojat e së cilës ka mbetur vetëm minarja. Lidhur me fatin e kësaj xhamie televizioni në fjalë i është drejtuar edhe BFI-së prej ku i paskan thënë se, në kuadër të këtij Institucioni ekziston një sektor që merret me çështjen e xhamive dhe rinovimit të tyre.
Pa dyshim që ky “sektor” është rrena e radhës e Shaqir Fetait, sepse nuk ekziston, kurse, nëse mendon për sektorin kulturor, le të thotë Shaqir Fetai se që kur ekziston ky “sektor” (1994) cilën xhami e ka rinovuar!
Edhe pse na ekzistuaka ky sektor, sërish kësaj pyetje i është përgjigjur Shaqir Fetai, i cli, që në fillim të muhabetit dëshmon se nuk ia ka haberin se për cilën xhami bëhet fjalë, për cilin fshat dhe ku gjendet ky fshat! Fshati Llozovë, më herët është quajtur fshati Xhumajli dhe shtrihet në mes të Velesit dhe Shtipit, pra, nuk ka lidhje me Prilepin! Ndërsa Shaqir Fetai thotë se e ka parasysh këtë xhami në zonën e Prilepit porse prioritet ngelë Xhamia e Çarshisë në Prilep! Madje, Shaqir Fetai, kqyreni dudukun, përgjigjet kësisoj: “Edhe ne vazhdojmë trendin që ajo xhami të rindërtohet nga institucionet shtetërore, tani me projektin e kemi gati por duhet të flasim për kushte të tjera që bëhen për ta rinovuar apo rindërtuar atë xhami sepse i përket një monumenti historik të Perandorisë Osmane që është në dobi të të gjithëve, pavarësisht besimit të kujt i përkasin.”
Shaqir Fetai e vazhdon trendin!!! Shaqir Fetait i është thënë miliona herë që mos të mundohet të aktrojë intelektualizëm duke përdorur neologjizma apo fjalë të cilat ai nuk ua di kuptimin, sepse po del analfabet absolut! E para, fjala trend i përket fjalorit të modës; fjala “trend” përcakton një model që karakterizon një tendencë të caktuar për të ndryshuar parametrat e serive kohore për afat të gjatë. E dyta, Shaqir Fetai thotë se ajo xhami duhet të rinovohet (o abdall, ajo është e shkatërruar deri në themel, pra, jo të rinovohet por të rindërtohet!), sepse qenka në dobi “të të gjithëve, pavarësisht besimit të kujt i përkasin”! A është në vete ky farë abdalli apo jo, a është i qartë me vetëveten kur flet apo ia futë si kau pelës! Përfundimisht, Shaqir Fetai dëshmon se psikikisht është në nivele të larta të retardimit, ndaj dhe, familjarët, miqtë e dashamirët e tij, bëjnë mirë që ta ndihmojnë duke e dërguar në psikiatër. Nuk ka asgjë të keqe! Nga sikleti i madh si pasojë e gabimeve trashanike gjithësecili, pra, edhe Shaqir Fetai, kanë nevojë për trajtim psikiatrik!
E treta, më skandalozja: Shaqir Fetai në kuadër të një periudhe gramatikore, është në gjendje të rrejë shumëfish. Shaqir Fetai thotë se “tani projektin e kemi gati”!
Po çka deklaroi një muaj më parë, pikërisht në këtë televizion nacional, pikërisht rreth kësaj pyetje të cilës i ikte mu si djalli temjanit! Në pyetjen e gazetares se ku kanë arritur punët dhe kur do të nisë rindërtimi i xhamisë së Prilepit, Shaqir Fetai do të deklarojë:
“Ja çfarë kemi bërë! Ne që në fillim e kemi vizituar! Kemi kërkuar që menjëherë projekti të kryhet dhe t’i dorëzohet Ministrisë së Kulturës, sepse, Xhamia do të rindërtohet si objekt i kulturës, ndaj i bie nën kompetenca të kësaj Ministrie!” Pastaj, Shaqua shton se, projekti në fjalë nuk qenka gati kurse qenka autorizuar që sa më parë ta përgatisë Drejtoria për trashëgimi kulturore, e cila, pastaj, sipas Shaqir Fetait, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me TIKA-n e cila do ta rindërtojë Xhaminë! Në këtë intervistë Shaqir Fetai i mëshon edhe hallit të vet për sa i përket rindërtimit të Xhamisë së Prilepit. Tani halli qenka se na është ndërruar kryetari i Komunës së Prilepit dhe, tërë biseda duhet të fillojë nga e para! Shaqir Fetai na e paska projektin të gatshëm?! Shaqir Fetai rrenë, nuk ka kurrfarë projekti por, ka vetëm një gatishmëri fantomike për ta prolonguar sa më gjatë dhe mundësisht, për ta penguar që kurrë të mos rindërtohet kjo Xhami!
Shaqir Fetait nuk i duhet kurrfarë projekti, sepse projekti ekziston që nga viti 2010, i dorëzuar në Drejtori për trashëgimi kulturore dhe e cila ka qenë e obliguar nga Qeveria që në afat prej 3 muajve të nisë me rindërtimin e Xhamisë, ndërsa financiarisht do të mbështetet nga buxheti i shtetit. Për këtë gjë, BFI në këtë drejtori ka derdhur edhe mjete financiare për t’ia ndihmuar fillimin e punëve! Shaqir Fetait tani i duhet vetëm të ngrisë padi gjyqësore kundër kësaj Dejtorie për shkeljen e të gjitha afateve si dhe të kërkojë përgjegjësi politike por edhe dëmshpërblim material!
Shaqir Fetai ndoshta nuk di si të thirret në dokumentat e arkivuara, ndoshta edhe nuk i di këto aktivitete, sepse ai kurrë nuk i ka pasur prioritet aktivitetet në interes të fesë e të myslimanëve të vendit! Përqëndrimi i tij ka qenë gjetkë dhe në interes të segmenteve të caktuara antislame e antishqiptare në vend dhe më gjërë!
Në Memorandumin për mirëkuptim të nënshkruar në mes të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexheit dhe Drejtorit të Drejtorisë për trashëgimi kulturore, Pasko Kuzmanit, më 5 maj të vitit 2010, e protokoluar me nr. 03-323, veç tjerash thuhet se, palët u dakortësuan që:
“Me qëllim të ruajtjes së përhershme të vlerave historike, artistike, ambientale, sociologjike si dhe të vlerave të tjera shkencore e kulturore të Objektit Çarshi Xhamia-Prilep, i ndërtuar më vitin 1475, e mbrojtur si Trashëgimi kulturore me vendim nr. 01-482/1 të datës 1. 04. 1968, të kryhet rekonstruimi.
Rekonstruimin do ta kryej Qendra Nacionale Konzervatore, Shkup, kurse mjetet materiale do të sigurohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga donacionet e Bashkësisë Fetare Islame si dhe nga burimet e tjera.
Fillimi i punëve për rekonstruim të Objektit të Çarshi Xhamisë-Prilep, do të nisë në afat prej tre mujve nga dita e nënshkrimit të këtij Memorandumi”, thuhet, veç tjerash, në këtë dokument, në të cilin duhet të mbështetet Shaqir Fetai, pavarësisht që mban nënshkrimin e H. Sulejman ef Rexhepit.
Natyrisht, të gjithë e dimë se punët do të prolongoheshin, ndërsa për pasojë, BFI-ja do ta bojkotojë Konferencën ndërkombëtare ndër-religjioze që organizohej nga Ministria e Kulturës e RMV-së, konferencë kjo që, pa pjesëmarrjen e BFI-së nuk kishte kurrfarë kuptimi!
Edhe diçka! Shaqir Fetai në intervistën e fundit dhënë në këtë televizion do të nënvizojë se për ndërtimin e kësaj Xhamie nuk ka vullnet politik! Pra, projekti ekziston por jo dhe vullneti plitik! Vullneti politik nuk ekzistonte edhe më parë por presioni i BFI-së ishte shumë i fuqishëm mbi politikën! Cili është presioni i Shaqir Fetait mbi politikat shtetërore për ta rindërtuar këtë Xhami? Nuk ka kurrfarë presioni, madje, Shaqir Fetai vetë do të deklarojë se, personalisht ai nuk është person që reagon ashpër, që ngrit zërin, që bën preisone, por, është person që i analizon shkaqet që pengojnë rindërtimin e Xhamisë! Me Shaqir Fetain shkaqet do të jenë në një listë kilometrike! Pra, ekziston lista e shkaqeve penguese dhe jo projekti! I vetmi projekt jetik aktual për BFI-në është ai i shporrjes së Shaqir Fetait nga ky Institucion një orë e më parë, sepse u bëmë për faqe të zezë!