Presidenti i ri zgjidhet të shtunën?

Edhe në raundin e tretë nuk pati asnjë kandidat

Asnjë surprizë dhe në raundin e tretë të votimit për presidentin e ri. Po ashtu asnjë ndryshim në sjelljen e palëve politike që drejtuan gishtin e përgjegjësisë tek njëra-tjetra për dështimin e gjetjes së një presidenti konsensual.

Tani që votat e nevojshme që kërkon raundi i katërt, i kanë, socialistët do të propozojnë kandidatin e tyre për kreun e ri të shtetit.

Dhe me shumë mundësi, emri i kandidatit për president do të mësohet ditën e premte kur socialistët do të mbledhin Kryesinë, menjëherë sapo Kryeministri të kthehet nga vizita në SHBA. Në varësi të datës për raundin e 4 që do të vendosë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që do të zhvillohet të martën në orën 14:00, ata do të nisin mbledhjen e firmave të grupit parlamentar për kandidatit e miratuar nga Kryesia.

Nëse respektohet afati 7 ditor, raundi i katërt është e hëna e 6 Qershorit. Por për shkak të impenjimeve të Kryeministrit, i cili vjen në Tiranë të premten dhe Kryetares së Kuvendit që i duhet të udhëtojë të dielën për në Vatikan, socialistët shohin të shtunën si seancën më të mundshme për të mbledhur parlamentin që do të zgjedhë kreun e ri të shtetit.

Leave a Reply