Roli i mëtejshëm i KFOR-it në veri të Kosovës është në fokus të vizitës së komandantit suprem të forcave aleatë në Evropë, gjeneralit Filip Bbredlov, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë. Zyrtari i lartë i NATO-s mban takime me presidenten Jahjaga, kryeministrin Mustafa dhe komandantin e KFOR-it. Me këtë të fundit, gjenerali Bredlov do të mbaje dhe nje konference per shtyp. Sikurse behet me dije paraprakisht, pritet të qartësohet roli i KFOR-it në veri, në një kohë kur Kosova dhe Serbia është angazhuar në një dialog intensiv ku është nënshkruar dhe një marrëveshje për formimin e bashkësisë së komunave serbe. Mandati i KFOR-it ne Kosove, nëse nuk do te ketë shtyrje, pritet te përfundoje ne qershor te këtij viti.
Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje, duke e vlerësuar edhe procesin zgjedhor…


