Lexojeni rezolutën e Parlamentit Europian

Ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets ka komentuar rezolutën e miratuar dje në Parlamentin Europian duke i përsëritur thirrjet për liderët që të nisin dialogun për të gjetjen e një zgjidhjeje politike. Ajo ka thënë shpreson që thirrjet e Parlamentit Europian të dëgjohen nga akterët politikë.

Ky është reagimi i Ambasadores.Dje Parlamentin Europian ka diskutuar situatën në Kosovë dhe ka miratuar një rezolutë gjithëpërfshirëse. Dua t’ua rekomandojë  të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta lexojnë këtë rezolutë dhe veçmas aktorëve politikë sepse ajo përmban pika shumë të rëndësishme.

Ndër të tjera dua të nënvizojë se Parlamenti Europian i” inkurajon të gjitha forcat politike që të veprojnë në mënyrë konstruktive në interes të vendit të tyre (…), duke marrë në  konsideratë për rregullat demokratike (…)   qenësore (…) dënon fuqishëm obstruksionet e dhunshme në Kuvend” si dhe “thekson se Qeveria duhet të respektojë rezolutat dhe vendimet e Parlamentit”.   U bën thirrje të gjithë akterëve politikë që të nisi dialogun politik në mënyrë që të ndërpresin ngërçin dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme që rivendos funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës; thërret të gjithë liderët që ti qasen kësaj situate me një rëndësi të veçantë dhe të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme duke pasur parasysh se Kuvendit është zgjedhur nga populli për popullin e Kosovës.Shpreso sinqerisht se këto thirrje të Parlamentit Europian – që është zemra e demokracisë evropiane- do të dëgjohet nga aktorët politikë në Kosovë.

Leave a Reply