Gjermania i kthen Nigerisë 440 statuja të lashta bronzi, 125 vjet pas grabitjes nga britanikët (fotot)

Gjermania do t’i kthejë Nigerisë 440 statuja të çmuara bronzi, 125 vjet pasi ato u grabitën nga ushtarët britanikë gjatë fushatave koloniale.

Thirrjet për kthimin e veprave të rralla artistike janë shtuar që prej nisjes së lëvizjes anti-raciste ‘Black Lives Matter’, edhe pse shumica e tyre janë të shpërndara në muzeume dhe universitete evropiane apo në SHBA.

Veprat janë nga punimet më të çmuara të artit afrikan dhe ishin grabitur nga zyrtarë të perandorisë britanike gjatë sulmit të tyre ndaj mbreterise se Benin në 1897.

Ministrja gjermane e kulturës Monika Gruetters njoftoi dje se koleksioni gjerman do të shkojë në Nigeri, me qëllim të sjellë “afrim dhe mirëkuptim” me pasardhësit e atyre të cilëve skulpturat iu vodhën”.

Deri tani Universiteti i Aberdeen dhe pallati Lambeth në Skoci, rezidenca e kryepeshkopit britanik në Londër, janë mes institucioneve një njoftuan bashkimin në nismën e kthimit të veprave të artit.

Universiteti skocez ka thënë më parë se statujat e bronzit janë grabitur në “rrethana të përçmueshme”.

Kjo ka shtuar presionin për të dhënë shembullin e tij dhe muzeumi kryesor në Londër “British Museum” i cili mban qindra nga këto vepra.

Veprat e artit datojnë prej shekullit të 13 dhe më vonë, dhe zbukuronin pallatin mbretëror të Benin i cili u bastis nga britanikët.

Ato u dërguan në Angli dhe më pas u shitën  te të tjera fuqi koloniale në Evropë.

Muzeumi Etnologjik në Berlin ka 530 objekte të tilla historike të mbretërisë së lashtë, duke përfshirë 440 statuja bronzi.

Të mërkurën ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se Berlini po punon me Nigerinë për të ardhmen e objekteve, të cilën e quajti “çështje drejtësie”.

Me veprat, Nigeria do të ndërtojë një muzeum në qytetin e Benin, në një projekt prej 3.4 milionë euro ku do të kontribuojnë vendet dhuruese të veprave.

Leave a Reply