Gjermania do të ulë përkohësisht taksat për gazin natyror për të lehtësuar presionet ndaj klientëve mes çmimeve të larta të energjisë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se qeveria e tij kishte vendosur të ulë taksën e vlerës së shtuar për gazin nga 19% për qind në 7 për qind deri në fund të marsit të vitit 2024, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Scholz e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Berlin, një ditë pasi u prit me protesta armiqësore pranë kryeqytetit.
“Rritja e çmimeve të gazit është një barrë e madhe për shumë qytetarë,” tha Scholz, duke shtuar se masat e mëtejshme do të njoftohen në javët e ardhshme.
Përveç rritjes së çmimeve të shitjes me shumicë për gazin natyror të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, konsumatorët gjermanë do të duhet të paguajnë një shtesë të re për të mbështetur kompanitë e energjisë që përpiqen të gjejnë furnizime të reja në tregun global.
Rusia ka reduktuar flukset e gazit natyror në Gjermani dhe vende të tjera evropiane dhe ka frikë për më shumë shkurtime pasi moti bëhet më i ftohtë dhe kërkesa rritet.
Çmimet e larta që rezultojnë janë duke nxitur inflacionin, duke gërryer fuqinë shpenzuese të njerëzve dhe duke rritur mundësinë e një recesioni.
Scholz tha se ulja e taksës për blerjet e gazit ishte një çështje drejtësie për të siguruar që vendi të mbetet i bashkuar gjatë kësaj krize.