Gruevski kërkoi të paraqitet para Komisionit me dyer të mbyllura

Dëshmitari Nikolla Gruevski pritet së shpejti të hyjë në sallën ku do të procedojë Komisioni anketues, në të cilin do të merret në pyetje lidhur me me pëgjimet masive të paligjshme. Paraprakisht, partitë kanë debatuar nëse më parë duhet te fillojë seanca ose më parë ta thërrasin Gruevskin, gjë pas të cilës u dakorduan që fillimisht të çelin seancën, e më pastaj ta thërrasin Gruevskin, i cili edhe pas tre ftesave, nuk i është përgjigjur drejtuesve të komisionit. Përfaqësuesit e VMRO_së kërkuan që fillimisht të lexohet lera e kryminiastrit me anë të së cilës kërkohet që të krijohen kushtet për marrjen e tij në pyetje para komisionit. Në fakt, Gruevski ka kërkuar të jape deklarata ne seancë me dyer të mbyllura./Lajm

Leave a Reply