Veliaj para protestës: Organizatorë dhe pjesmarrës, mos vandalizoni sërish qytetin!

Kryebashkiaku i Tiranës Erin Veliaj ka apeluar organizatorët dhe pjesmarrësit të mos vandalizojnë sërish qytetin.Deklaratën Veliaj e bëri gjatë inspektimit të aksionit të përbashkët me OSHEE për zhvendosjen e shtyllës së tensionit të lartë në rrugën “Don Bosko”.Veliaj:“Kjo është një javë ku qyteti sërish mirëpret protestën e radhës. I lus organizatorët e protestës, që të mos jetë sërish një protestë vandale! Ne nuk do të hezitojmë që të penalizojmë sërish cilindo që shkul një pllakë, që vjedh një pusetë, cilindo që pret një pemë ose që dëmton dekorimet në qytetin tonë. Në qytet, gjërat bëhen në bashkëpunim. Siç e pamë nga heqja e shtyllës sot, ka gjëra për të shkatërruar në qytet, kjo ishte një gjë për t’u shkatërruar, ndërkohë që qyteti ka edhe shumë gjëra për të ndërtuar. Ndaj, e gjithë kjo energji “shkatërruese” le të shkojë për gjërat që duhen shkatërruar dhe që përbëjnë pengesë, siç ishte kjo shtyllë, le të mos shkatërrojmë gjërat e bukura, gjërat që rregullojmë dhe që paguhen nga taksat e të gjithëve!”.Veliaj dhe drejtori i OSHEE-së, Adrian Çela, vlerësuan ndërhyrjen për lirimin e rrugës në “Don Bosko” që do të sjellë më pas investimin në rehabilitimin e plotë të trotuareve në këtë rrugë.Veliaj: “Bashkia do të vazhdojë investimet në rrugën “Don Bosko” me të njëjtin standard me të cilin ka investuar në rrugën paralel që është rruga “Dritan Hoxha”. Ne do të kujdesemi që 190 milionë lekë të investohen në trotuaret e rrugës “Don Bosko” (ju e dini fare mirë që një pjesë e përmbytjeve të Tiranës shkaktohen në këtë rrugë), do të sigurohemi që të ndërhyjmë edhe në kanalizime, për t’u siguruar që ka një lidhje të kolektorëve të ujit”.Çela: “Ajo për të cilën jemi impenjuar me Bashkinë e Tiranës dhe që kërkojmë ta shtrijmë në të gjithë bashkitë e tjera të vendit nuk është vetëm lirimi i këtyre kabllove por me Bashkinë e Tiranës kemi marrë një impenjim më madhor, çlirimi i nënstacionit që ndodhet pas hotel “Tirana”.

Leave a Reply