Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, tani regon edhe “Hamas”

Kosova dje e ka hapur edhe zyrtarisht ambasadën në Jerusalem. Ky vendim i mbështetur nga SHBA-ja është kritikuar nga Bashkimi Evropian, Liga Arabe dhe Turqia.

Pas zyrtarizimit të vendosjes së ambasadës atje, ka reaguar edhe zëdhënësi i grupit radikal “Hamas”, Hazem Qasem.

“Vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën e saj në Jerusalem është shkelje flagrante e të gjitha rezolutave ndërkombëtare dhe një anim i qartë ndaj pushtimit”, është shprehur Qasem nga grupi militant palestinez që qeveris me Rripin e Gazës.

Statusi i Jerusalemit është një nga pengesat më të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Izraelit dhe Palestinës.

Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe vendet arabe ishin alarmuar nga vendimi i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ta zhvendosur Ambasadën amerikane në Jeruzalem.

Franca refuzoi vendimin të cilin e kishte quajtur “të njëanshëm” ndërsa bëri thirrje për qetësi në rajon. Britania e bëri të njëjtën. Gjermania tha se statusi i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm në bazë të një zgjidhjeje midis dy shteteve.

Vendimi i Trump la prapa paralajmërimet nga e gjithë bota se ky akt do të rrezikonte përkeqësimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke ngritur ambasadën e saj në Jerusalem, duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Guatemalës, Kosova është bërë një nga tri vendet e vetme me ambasada në këtë qytet, pas SHBA-së dhe Guatemalës. Kosova është vendi i parë evropian që ndërmerr këtë hap.

Leave a Reply