Historike/ Tuzi në Mal të Zi bëhet komunë e pavarur

Tuzi e banuar kryesisht nga shqiptar është bërë komunë autonome. Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sot ndryshimet ligjore për organizimin territorial të vendit, të parashikon që Tuzi të jetë një komunë e pavarur.

Kërkesa për formimin e kësaj komune është bërë prej vitesh dhe është kërkuar edhe nga pala shqiptare.

Sipas tv shtetëror të Malit të Zi, Komuna e Tuzit do të formohet që prej datës 1 shtator të vitit të ardhshëm. Për të siguruar funksionimin e komunës së sapoformuar, është paraprakë krijimi i një komiteti organizues.

Komiteti do të ketë tre përfaqësues të Komunës, përfaqësues nga komuna e re që do të krijohet si dhe përfaqësues të Ministrisë.

Komiteti do të ketë disa detyra, siç demarkacioni i territorit, ndarja e pronës, vendosjen e marrëdhënieve me komunat e tjera si dhe krijimin e kushteve për fillimin e punës të institucionit.

Ligji përcakton një afat kohor për thirrjen e zgjedhjeve të para për Kuvendin e komunës të sapo formuar, ndërsa data e zgjedhjeve do të shpallet nga Presidenti i Malit të Zi.

Leave a Reply