“I zhgënjyer dhe me telefon në dorë”, si po e përjeton Trump numërimin e votave

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili duket se po i humb shanset për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, është i zemëruar dhe i zhgënjyer që pak aleatë po dalin në mbështetje të tij në TV ose në rrugë. Kështu thanë burime pranë presidentit për median amerikane CBS News.

Burimet thonë se ai ka kaluar shumë kohë duke parë TV, duke bërë telefonata dhe duke ndarë kohën e tij të Premten midis Zyrës Ovale dhe rezidencës së tij.

Ndërsa fushata Trump e ka vendosur theksin në luftën e saj ligjore për rezultatin e zgjedhjeve, nuk ka një strategji të qartë.

Disa ndihmës të presidentit aktual e pranojnë që e gjithë kjo duhet të ishte menduar muaj më parë, por askush nuk donte ta bënte këtë bisedë me presidentin.

Sa për hapat e ardhshëm në proces gjyqësor, nëse diçka e rëndësishme nuk zbulohet në një shtet tjetër të madh, gjithçka do të bazohet në numërimin në Pensilvani.

Nëse diferenca e votave është shumë e afërt, një sfidë e suksesshme e Gjykatës së Lartë mund të ndihmojë Trump.

Nëse marzhi i fitores është mjaft i madh për Biden, çështja e Pensilvanisë nuk do të ketë rëndësi. Këtu është ajo që ekipi i tij ligjor thuhet se po përqendron përpjekjet për momentin./BBC

Leave a Reply