13 mln euro nga biletat, rekord të ardhurash për zikaltërit
Gjysmëfinalja e parë ndërmjet Barcelonës dhe Interit ishte padyshim ndeshja e vitit. Emocionet do të jenë të mëdha edhe në sfidën e kthimit në San Siro. Te zikaltërit kanë arsye për të buzëqeshur, pasi Lautaro Martinez po rikuperohet.
Edhe pse mbetet e paqartë nëse kapiteni do të jetë titullar, gjithmonë e më tepër po merr jetë hipoteza që ai të luajë përkrah Thuram. Lajm i mirë për ndeshjen që vlen finalen është edhe rikuperimi i Pavard. Mbrojtësi francez është gati për të luajtur nga minuta e parë.
Barcelona në anën tjetër rigjen Lewandowski-n. Hansi Flick e grumbulloi në ekip, por mund të vendosë të mos e rrezikojë prej startit dhe në formacion mendohet të jetë Ferran Torres, i mbështetur nga Yamal, Olmo e Raphinha. Problem për katalanasit është mbrojtja, aty ku Eric Garcia do të zëvendësojë të dëmtuarin Koundé.


