Ish-kryeministri i Suedisë: Europa nuk ka parë një prezencë ushtarake ruse në dekada!

BE do të ndihmojë Ukrainën me një paketë financiare prej 1.2 miliardë Eurosh

Ish- kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka publikuar disa pamje, në të cilat shihet grumbullimi  masiv i forcave ruse  në drejtim të Ukrainës.

Këtu janë tanket më të vjetër T72 në rrugën e tyre për në zonën e konfrontimit. Europa nuk ka parë një përqendrim të forcave ushtarake të këtyre përmasave prej dekadash”, ka shkruar ai në Twitter.

Më herët Bildt ka shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Kievit. Ai është shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Europë do të ndodhë një luftë e madhe me pasoja të thella.

Ndërkohë Bashkimi Europian synon të ndihmojë Ukrainën me një paketë ndihme financiare prej 1.2 miliardë Eurosh për të zbutur efektet e konfliktit me Rusinë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e cila ftoi partnerët ndërkombëtarë si Fondi Monetar Ndërkombëtar që të ndërmarrë të njëjtin veprim. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e falënderoi  BE për mbështetjen dhe tha se ishte një veprim i marrë në kohë.

Leave a Reply