Megjithse Donald Trump ende refuzon të pranojë disfatën në zgjedhjet presidenciale, zonja e parë raportohet se kërkon të shfrytëzojë shpejt rastin për t’i dhënë fund martesës së tyre 15 vjeçare.
“Melania është duke numëruar minutat deri ai të dalë nga zyra për të kërkuar divorcin,” tha ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Omarosa Manigault Newman për mediat, duke sugjeruar se zonja Trump protet të presë deri në janar për këtë, për të evituar “turpërimin final” të largimit prej tij teksa është ende në zyrë, si dhe për të evituar ndonëj hakmarje të mundshme.
Ndërsa Michael Cohen, ish-avokati personal i Trump, tha se nuk do të çuditej nëse nuk do të kishte fare fjalim të pranimti të humbjes nga presidenti, por shtoi se nuk pret që Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas Krishtlindjeve për ceremoninë e inaugurimit të Biden ‘Ai është një humbës i keq dhe kjo po e vret shumë,” tha Cohen.