Ish-shefi i NATO-s: Putin njeh vetëm gjuhën e forcës!

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në një intervistë për Skai Njuz deklaroi se aleanca ushtarake ka për detyrë të ndihmojë Ukrainën me pajisjet e nevojshme ushtarake për të fituar luftën  ndaj Rusisë. Ai u shpreh se e vetmja gjuhë që kupton presidenti rus Vladimir Putin është ajo e forcës.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal ndaj Rusisë përmes dorëzimit të të gjitha armëve dhe ndërprerjes së të gjitha  financimeve për Rusinë.”

Ish-shefi i NATO-s foli edhe për sanksionet e vendosura ndaj Moskës si kundërpërgjie për luftën.Rasmussen nënvizoi se ishte një hap i parë i mirë për BE-në që morri vendimin për të ndaluar pjesën më të madhe të importeve të naftës ruse, por kjo duhet të pasohet edhe nga një embargo ndaj gazit.

Kjo do ta gjunjëzonte makinën e luftës së Putinit”

Ai paralajmëroi se rreziku  që konflikti të përhapet më tej në kontinet është më i lartë pas luftës në Ukrainë.

“Unë mendoj se qëllimi i Putinit mund të jetë të vazhdojë të destabilizojë dhe dobësojë Ukrainën përmes një konflikti të zgjatur. Kjo  përbën aktualisht rrezikun më të madh dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të dorëzojmë të gjitha armët që i duhen Ukrainës.”

Më herët, ish-shefi i aleancës ka deklaruar se NATO ka bërë disa  llogaritje të gabuara që për të janë mbivlerësimi i ushtrisë ruse dhe nënvlerësimi i brutalitetit dhe ambiciet e presidentit rus Vladimir Putin.

Leave a Reply