Ishte porositur nga Gaddafi, del në shitje super makina (Foto)

Makina legjendare, Maybach 57S Coupe e prodhuar për diktatorin libian Muammar Gaddafi, ka dalë në shitje përmes faqes holandeze për makina “Autoleitner”, me çmim prej 1.16 milion dollarë.

Maybach me dy dyer është një nga tetë të prodhuar nga kompania Xenatec. Kompania planifikonte të prodhonte 100 njësi të kësaj makine, por vetëm tetë arritën të përfundonin.

Kjo makinë ishte porositur nga Gaddafi më 2010, por u dorëzua vitin tjetër për shkak të përmbysjes së qeverisë së tij.

Leave a Reply