Jo vetëm ankth e stres! Pandemia rriti çrregullimet e të ushqyerit tek adoleshentët

Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 17:40
Jo vetëm ankth e stres! Pandemia rriti çrregullimet e të

Shumë shtretër të spitaleve janë të mbushur. Listat e pritjes për t’u trajtuar janë të gjata. Prandaj adoleshentët dhe të rinjtë, që kërkojnë ndihmë për probleme me ushqim, shpesh duhet të presin disa muaj për të bërë një termin.

Pandemia ka ndikuar negativisht në çrregullimit e të ngrënit, duke rezultuar me rritje të numrit të personave që kanë probleme të tilla dhe sipas mjekëve dhe specialistëve, shkalla e këtyre problemeve nuk po bie, pavarësisht heqjes së disa kufizimeve për luftim të pandemisë.

“Ne jemi duke parë rritje masive”, ka thënë Jennifer Wildes, profesoreshë e psikiatrisë dhe drejtore e programit për çrregullime të të ngrënit në Universitetin e Mjekësisë në Çikago.

Disa pacientë janë duke pritur katër deri në pesë muaj për të marrë trajtime të psikoterapisë dhe trajtime tjera.

Leave a Reply