Kaluan në ujërat vendase, Irani liron marinarët amerikanë, u kapën një ditë më parë

Irani tha mëngjesin e sotëm (13 janar) se ka liruar 10 marinarët e dy anijeve të Marinës Amerikane, që u  kapën një ditë më parë pas kalimit në ujërat iraniane.

Lajmin e bëri të ditur, media shtetërore iraniane. IRNA raportoi se marinarët u kapën në ujërat ndërkombëtarë dhe u liruan po atje.

Gjenerali Ali Fadavi, një komandant i marinës së Gardës Revolucionare të Iranit , akuzoi ushtrinë amerikane se po vepron në mënyrë aspak profesionale.

Ai tha se një aeroplanmbajtës amerikan ka bërë lëvizje provokative detare dhe ajrore pasi u kapën marinarët.

Marinarët u kapën një ditë më parë

Irani kapi disa marinarë të SHBA pasi anijet e tyre ndaluan në Gjirin Persik, tha një zyrtar i SHBA.

Incidenti ndodhi pranë ishullit Farsi pasi një nga anijet ndeshi probleme mekanike.

Fox News raportoi se rrjedha e ujit i ka çuar marinarët në ujrat iranianë, por kjo gjë nuk u konfirmua plotësisht.

Irani i  siguroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se marinarët dhe dy anijet e vogla do i riktheheshin menjëherë, raportoi Associated Press./Oranews.tv/

Leave a Reply