Komisioneri francez i caktuar për në BE, Thierry Breton, kaloi sot pengesën e tij të parë në Parlamentin Europian, së bashku me Oliver Varhelyi të Hungarisë dhe homologen e tyre rumune Adina Valean.
Breton, që drejtoi gjigantin e teknologjisë Atos deri në fund të tetorit, u propozua të kryesojë postin për Tregun e Brendshëm të Komisionit, pasi eurodeputetët kundërshtuan kandidaten e mëparshme të Francës, Sylvie Goulard, për shkak të akuzave për mashtrim.
Edhe Hungarisë dhe Rumanisë iu kërkua të paraqesin kandidatë të rinj, pas pengimit të kandidatëve të tyre fillestarë për shkak të shqetësimeve për konflikt interesi.
Pengesat në plotësimin e këtyre tre posteve vonuan fillimin e planifikuar të Komisionit të Ursula von der Leyen më 1 nëntor.
Tani, ajo shpreson të sigurojë miratimin e plotë të parlamentit, në kohë për të filluar punën më 1 dhjetor.