Kavaja, Nishani dhe OSBE vlerësojnë vendimin: Të vijojë dialogu

Tërheqjen e kandidatit socialist në zgjedhjet e parakohshme lokale për qytetin e Kavajës, të njoftuar nga kryeministri Rama vetëm pak minuta më herët përmes një konference për shtyp, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka vlerësuar si një mundësi të radhës për të vijuar dialogun politik mes palëve.

Edhe pse dy tryezat e para të ftuara nga presidenti Nishani, duke vënë përballë njëri-tjetrit kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha, kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje politike për t’i dhënë fund krizës politike në vend, Nishani vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve.

Në të njëjtat linja me presidentin është shprehur edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

“U njohëm me nismën e kryeministrit Rama dhe mirëpresim mundësinë e vazhdimit të negociatave për zbatimin e rekomandimeve”, thuhet në një postim në rrjetin social Twitter.

Kavaja, Nishani dhe OSBE vlerësojnë vendimin: Të vijojë dialogu

Leave a Reply