Kavajë/ Lulzim Basha nis fushatën me gallatë

Lulzim Basha ka nisur fushatën për të konservuar kreun e partisë nga qyteti ku fitoi bashkinë, Kavaja, pa pasur as frikën e ndrojes se mund të duket qesharak në sytë e publikut. Nëse pasi nënshkroi marëveshjen e Edi Ramës ai u thoshte të gjithë atyre që e akuzonin se kishte firmosur kapitullimin në zgjedhje, se në të kundërt, i kishe garantuar ato, tani pa pikë turpi e ka kthyer sërish fletën. Pa u skuqur dhe pa u nxirë ai ka rifilluar të flasi për drogë, banda dhe blerje vote. Por kulmin e ka arritur kur pa përshkruar jo një PD që u shkërmoq gjatë këtyre zgjedhjeve, por një PD që rrezistoi.

Në takimin e zhvilluar në Kavajë, Basha përsëriti edhe njëhere akuzen se mazhoranca e sotme doli nga blerja e votës dhe përfshirja e shtetit dhe e bandave në zgjedhje. “E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë”.

Por sikur ky përshkrim haluçinant i situatës të mos mjaftonte Basha ka thënë në Kavajë se aishte aty për të dhënë llogari. Dhe në mënyrë të çuditshme i ka caktuar vetëm temata për të cilat duhet të japë llogari duke renditur aty ato që publikisht i njihen si pikat e tij më të forta. Pra basha u ka bërë thirrje njerazve të tij t’I këkojnë hesap për gjërat me të cilat ai krenohet: “Eshtë ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm? A qendruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pakapur e të panënshtruar politikisht dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme” ka pytetur Basha?

Me sa duket kryetari i ngrirë po bën një fushatë “siu generis” e cila nuk duhet humbur sepse po vazhdoi në këtë rrugë do të dëgjojmë edhe perla të tjera. /Lapsi.al/

Leave a Reply