(Rreth botimit të një shkrimi që ka të bëjë mbi librin e djalit të Shaqir Fetait, e që botohet në faqern zyrtare të BFI-së të cilën e ka uzurpuar, si kusar, Shaqir Fetai. Kush i kryen këto vepra parakriminale nëse jo një individ me prirje despotike duke u mbështetur në forcat e sgurimit intelegjent)
Shkruan Andi Rakipi, Tiranë
Nëse merret parasysh karakteri i Shaqir Fetait, nëse merret parasysh veprimtaria e tmerrshme e Shaqir Fetait, në bashkëpunim me Sulejman Rexhepin, në njërën anë dhe, në anën tjetër, nëse merret parasysh edhe ëndërra e një të riu për të avancuar në jetë, nëse merret parasysh i biri i Shaqir Fetait dhe titulli i temës me të cilën si duket paska magjistruar, atëherë, do të nxirret në sipërfaqe kompleksi i tmerrshëm i Shaqir Fetait. Ai e djeg të birin, ai e hedh në flakë, ai e lë cullak në breg, siç i lë këlyshët e vet dhelpra, vetëm e vetëm të maskohet edhe më tej veprimtaria e tij kriminale në kuadër të BFI-së.
Magjistër Sami Fetait i urojmë suksese dhe, ndiesi neutrale për sa i përket veprimtarisë së babait të vet, qoftë si shejtan-hoxhë qoftë si udbash! Fundja, djali nuk ka faj dhe nuk mbanë përgjegjësi për veprat e babait, qofshin ato edhe kriminale!
Ëndërr e Shaqir Fetait paska qenë që ta kapë për gushe BFI-në ndërsa në ndërkohë të publikohet një “punim shkencor”, i cili do të flasë për “rolin dhe suksesin e BFI-së në luftimin e kriminalitetit”, edhe pse do ta organizojë shkarkimin e Sulejman Rexhepit të cilit plotë 28 vite i shërbeu në akte e veprimtari kriminale, për më keq, në emër të fesë.
Shaqir Fetai nuk ia do të mirën të birit! Nuk e ka mësuar si duhet të bëjë dallimin në mes fesë dhe religjionit. Nuk ka religjion islam, ka Fe Islame! Fetë janë të shpallura prej Zotit, religjionet janë “të shpallura” prej njerëzve (filozofë, sektarë, manipulantë etj.) Është dashur ta mësojë djalin dhe të kërkojë që të debatojë me mentorët e tij që të kuptojnë edhe ata dallueshmërinë.
Shaqir Fetai, duke u nisur nga prirja udbashe, nuk e kupton se Feja nuk parandalon, por, aktin e keq e ka bër haram, ndërsa instrumentat e shtetit janë ato që parandalojnë, të keqen, krimin dhe, tërë atë që në fe është haram! Ka të drejtë kur profsori ia tërheq vërejtjen tërthorazi “reis” dudukit (Shaqir Fetait) kur nënvizon se kjo temë magjistrature, si botim duhet të ketë këtë titull “Ndikimi i religjionit në parandalimin e kriminalitetit”, sepse erifi fletë me logjikën e shkencës dhe jo të UDB-së siç flet Shaqir Fetai.
Ndërkaq, propozimi i profesorit dhe i komisionit për ta botuar, meqë do t’u shërbejë gjeneratave të reja, themi që ia paskan futur kot! Po, mund të jetë literaturë deficitare sikur mos ta kishte të inkorporuar kapitullin e pesë që trajton këto tema: “Mekanizmat e parandalimit të kriminalitetit, me theks të veçantë në rolin e BFI në vend, edhe atë: Bashkësia Islame në R.M.V. dhe lufta kundër kriminalitetit; Bashkësia Islame, institucion kompetent i jetës fetare në R.M.V.; Bashkësia Islame, shpjegues i vërtetë në front kundër sektarizmit dhe ekstremizmit në vend dhe jashtë vendit; Aspekti penalo- juridik në R.M.V. dhe qëndrimi i Bashkësisë Fetare Islame kundrejt pjesëmarrjes në luftërat e huaja. Në fund, në mbyllje, autori në mënyrë perfekte argumenton rolin e Bashkësisë Fetare Islame në R.M.V. në parandalimin, luftimin dhe çrrënjosjen e çdo forme të kriminalitetit që e rrethon shoqërinë tonë!”
Në mënyrë perfekte? Cila është ajo mënyrë? Ashtu siç ia ka shpjeguar babai i keq fëmijës së mirë? Pa katë kapitull do të ishte më në rregull, sepse, këtë kapitull e përligjin gjashtë tituj të tjerë të cilët u botuan muaj më para se të magjistronte i biri i udbashit! Gjashtë vëllime shkrimesh që flasin pikërisht për krimet dhe kriminalizimin e BFI-së prej tipave si Shaqir Fetai i cili, pikërisht për këto krime, duke u munduar që ta amnistojë veten nga faji që lahet vetëm me burg, organizoi shkarkimin e “babait të vet shpirtëror” nga froni prej nga kanë bërë kërdinë, krime e kriminalitet mbi këtë Institucion të vetëm fetar. Si atëherë një institucion i kriminalizuar deri në gushë paska pasur mundësi që ta luftojë krimin dhe format e krimit! Po të ishte kështu, atëherë, pa dyshim e me keqardhje do të themi, i biri i Shaqës do të magjistronte jo në prezencë të babait të vet, i cili do të dergjej burgjeve! Por, le të supozojmë se paska ndodhur kështu, se edhe BFI-ja paska luftuar format e kriminaltetit! A nuk është krim mbi krimet të jeshë spiun, bashkëpunëtorë i UDB-së? Nëse për shumë persona në BFI ka pasur hamendësime se kanë qenë udbashë e bashkëpunëtorë të shërbimeve të ndryshme intelegjente, ky hamendsim bie posht për Shaqir Fetain, sepse tashmë për të shumë portale kombëtare botuan dokumentin! Plotë 28 vite udbashi brenda BFI-së kurse “profesori” nënvizon: “autori në mënyrë perfekte argumenton rolin e Bashkësisë Fetare Islame në R.M.V. në parandalimin, luftimin dhe çrrënjosjen e çdo forme të kriminalitetit që e rrethon shoqërinë tonë”!!!
Kujdes akademikë, mos i kompleksoni gjeneratat që po vijnë, mos bini nën influencën e një dreke apo të një darke të një udbashi që ju shpërfytyrohet në “engjëll”! Mos nxirrni “vepra shkencore” me fakte të pavërteta. Në rastin konkret keni ndihmuar një pseudovepër e cila, me një kujdes më profesional nga ana e juaj do të mund të kishte dalur një vepër relativisht e mirë!
Një formë e krimit është edhe keqperdorimi i “pozitës zyrtare”, keqpërdorimi i faqes zyrtare të BFI-së për suksese private familjare. Këtë keqpërdorim, pa dyshim, e lufton Feja Islame, mbase jo edhe religjioni i Shaqir Fetait! Allahu alem!