Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe i pari i bashkësisë islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve nga njerëz të panjohur, raporton “Zëri.info”.
Përderisa në njërin prej grafiteve thuhet “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut”, në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: “Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani”.
Madje, në këto shkrime, thuhet se do të derdhet gjaku e nuk do të lejohet të ndërtohet xhamia.