Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se çdo ushtrim ushtarak i ushtrisë serbe është një mesazh për miqtë dhe për armiqtë e Serbisë.
Një gjë të tillë Vulin e ka thënë në një intervistë për televizionin publik serb, duke potencuar se Serbia është e qëndrueshme dhe e gatshme të mbrojë veten dhe serbët kudo që jetojnë.
“Serbia është e qëndrueshme dhe e gatshme të mbrojë veten, paqen dhe serbët kudo që jetojnë”, ka thënë Vulin, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Vulin ndër të tjera ka thënë që presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, si shef i ushtrisë serbe, është i njoftuar për çdo ditë me zhvillimet brenda ushtrisë, prandaj, sipas tij, duhet t’i besohet Vuçiqit kur thotë se “Ushtria e Serbisë është më e fortë se më përpara”.
Ndër të tjera, Vulin ka thënë se sa herë që Serbia ka qenë më e fuqishme, Ballkani ka qenë më i qetë.
“Në rast të problemeve, askush nuk do të vijë të na ndihmojë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të forcojmë vetë ushtrinë dhe të rrisim vetëdijen për nevojën e përgatitjes dhe për mbrojtjen e vendit”, është shprehur tutje ministri serb.
Serbia është shteti që investon më së shumti në ushtri. Në një studim të publikuar së fundi, Serbia vetëm si shtet, investon në ushtri se të gjithë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. /GazetaExpress/