Kim: Shqipëria, shembull për refuzimin e ndikimit rus

“SHBA mbështet Procesin e Berlinit”

Në një tryezë për sfidat e sigurisë europiane, ambasadorja amerikane Yuri Kim e vlerësoi Shqipërinë si shembull që duhet të ndiqet në rajon për mënyrën se si ka refuzuar përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në politikën e brendshme.

“Përtej kësaj duhet që edhe vendet e tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria e cila është e qartë për të refuzuar përpjekjet e Rusisë ruse për të infiltruar në politikën e brendshme, shumë e qartë edhe kur vende si Kina duan të investojnë në infrastrukturën kritike”, tha ajo.

Ambasadorja Kim ripërsëriti mbështetjen për integrimin dhe po ashtu për Procesin e Berlinit, duke thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku për të rrëzuar pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve dhe financave.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha përpjekjet e bëra nga vendet e këtij rajoni për të punuar së bashku për të rrëzuar pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve dhe financave. Ne kemi qenë mbështetës të fortë të Procesit të Berlinit dhe gjatë kohës që ky proces nuk po lëvizte ne ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit”, u shpreh ajo.

Në këtë tryezë, ambasadorja Kim theksoi se sfidat aktuale të sigurisë në Evropë kërkojnë unitet.

Leave a Reply