Zgjerohen protestat në Gjeorgji

Protestuesit rikthehen në sheshin para parlamentit pavarësisht dhunës së policisë

Mijëra protestues janë kthyer në qendër të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi, disa orë pasi policia ndahu turmën e zemëruar për miratimin nga parlamenti të projektligjit mbi agjentët e huaj. Nëse hyn në fuqi, ligji i ri do t’i klasifikojë grupet joqeveritare dhe mediatike si “agjentë të huaj” nëse ata marrin mbi 20% të financimit të tyre nga jashtë.

Policia arrestoi 66 persona gjatë natës, duke përfshirë një lider të opozitës gjeorgjiane, Zurab Japaridze që raportohet se pësoi lëndime të rënda pasi u ndalua. Një zyrtar që vizitoi z.Japaridze në paraburgim tha se ai ishte goditur me shkop gjatë arrestimit.

Autoritetet thanë se 55 policë u plagosën kur u hodhën gurë dhe bomba molotov. Simbol i protestës u bë një grua që valëviste flamurin e BE-së ndërsa policia i kishte drejtuar ujin me presion. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të policisë, rreth 10,000 vetë u mblodhën sërish para parlamentit.

“Ne nuk do t’ia lëmë këtë vend Rusisë. Dhe as këtyre njerëzve pro rusë që po na qeverisin. Ne nuk jemi kundër popullit rus,” thotë protestuesi.

Vetë televizioni publik gjeorgjian transmetoi pamjet e protestuesve duke shkatërruar barrikadat rreth parlamentit.

Leave a Reply