Henry Kissinger, ish-Sekretar i Shtetit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford thotë se kjo është një luftë e gjithanshme në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Donald Trump.
“Është një luftë mes hebrenjve dhe johebrenjve”, tha Kissinger, shkruan Daily Mail.
Kissinger tregon për Michael Wolf në librin “Zjarri dhe Furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë Trump” se kishte një përçarje në rritje në Shtëpinë e Bardhë midis ish-këshilltarit të Presidentit Trump, Steve Bannon në njërën anë dhe anëtarëve të familjes hebraike të Presidentit, Jared Kushner e Ivanka Trump në anën tjetër.
Sipas Wolff, Trump e shtyu Kushnerin të jetë “mbrojtësi i madh i Izraelit”, një rol që ai nuk e diti si ta luaj.
“Për Trump, duke i dhënë Kushnerit Izraelin nuk ishte vetëm një provë, ishte një provë hebraike: Presidenti e veçoi atë për të qenë hebre, duke e shpërblyer atë i të qënurit hebre, duke e shënjuar atë me një pengesë të pamundur për të qenë hebre dhe duke mos pranuar besimin stereotipik në fuqitë negociues të hebrenjve”, shkroi Wolff.
Megjithatë, Bannon nuk e pëlqeu këtë dhe kishte për qëllim të kapte emërtimin “i forti në Izrael”, i cili u përqafua nga Trump. Sipas Wolff, redaktori i “Breitbart News” dukej i vendosur për ta bërë Kushner të duket i dobët dhe i papërshtatshëm.
Nga ana tjetër, Kushner e solli ish-Presidentin e “Goldman Sachs”, Gary Cohn dhe e shtyu që ai të jetë Këshilltari i Lartë ekonomik i Presidentit.
Zgjedhja e Bannon ishte komentatori i “CNBC”, Larry Kudlow, një konservator. Fuqia e të pasurit e një kreu të mëparshëm të “Goldman Sachs” dhe të një personaliteti televiziv, për Trump ishte mbresëlënëse.
Cohn filloi të përshkruajë Shtëpinë e Bardhë si një biznes i fokusuar dhe i përkushtuar për avancimin e qendrës së djathtë në pozita të moderuara. Në këtë përmbajtje të re, Bannon do të ishte i margjinalizuar.
Jonathan Sarna, një profesor i historisë hebraike në Universitetin Brandeis, i tha “Forward”-it se Kissinger mund të shihte betejën ndërmjet krahut të moderuar të hebrenjve dhe krahut kulturor johebraik.
“Republikanët hebrenj kanë qenë të ndryshëm nga lloji i republikanëve paleokonservues dhe kjo betejë i ka rrënjët qysh herët. Ajo që asnjëri prej nesh nuk e di është nëse neokonservatorët do të kthehen në Partinë Republikane nëse do të ketë një njeri tjetër në krye të saj”, tha Sarna.
Të dy palët vazhduan mosmarrëveshjen derisa Bannon të ikte në gusht të 2017-së.
“Bannon e konsideronte Kushnerin dhe Cohnin (dhe Ivankanën) si një realitet ndryshe që kishte pak ndikim në revolucionin e vërtetë të Trumpit. Kushner dhe Cohn e panë Bannonin jo vetëm si shkatërrues, por edhe vetë-shkatërrues dhe ata ishin të sigurt se ai do ta shkatërronte veten para se t’i shkatërronte ata”, shkroi Wolff. / Telegrafi