Kleriku shiit në Liban flet me lëvdata për rolin e Turqisë në Libi

Kleriku shiit libanez, Sheik Subhi Tufeyli falënderoi Turqinë për rolin e saj pozitiv në Libi dhe u kërkoi vendeve të tjera myslimane ta përvetësojnë këtë qëndrim.

Sheik Subhi Tufeyli gjatë ligjëratës të së Premtes me titull “Fundi i trazirave në Kur’an të postuar në YouTube, shprehu pikëpamjet e tij mbi marrëveshjen politike të arritur në Libi dhe rolin pozitiv që Turqia ka luajtur në këtë vend, ndërsa shtoi se Erdogan është një shembull i mirë për këtë.”

Ai vuri në dukje se Turqia iu afrua Libisë me dy mesazhe dhe, pasi qasja politike nuk u pranua, ajo u kthye në përdorimin e opsionit tjetër.

“Turqit mbetën brenda kornizës së vlerave të myslimanëve. Ne i falënderojmë ata, ky është një shembull i përsosur dhe shpresoj që të gjitha vendet myslimane ta pranojnë atë”, tha ai.

Sheik Tufeyli deklaroi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë gjëra shumë të mira në Libi dhe Azerbajxhan, ndërsa e ftoi Iranin të bëjë mirë në Jemen, Irak, Siri dhe Liban./TRT/

Leave a Reply